Modeli: Volkswagen Beetle
Prodhuesi: Volkswagen, Gjermani
Viti i prodhimit: 1967
Zotëruesi: Eshtref Dehari
Vendndodhja: Tetovë
Përshkrim: Volkswagen, që do të thotë "makina e popullit", u krijua në vitin 1937, gjatë periudhës naziste të Adolf Hitlerit. Në fillim të viteve '30, industria gjermane e makinave përbëhej kryesisht nga prodhues të makinave të luksit dhe një gjerman mesatar shumë rrallë mund të përballonte diçka më të shtrenjtë se një motoçikletë. Si rezultat, vetëm 1 nga 50 gjermanë kishte makinë. I frymëzuar tejmase nga suksesi i jashtëzakonshëm i Henry Ford, Adolf Hitler me besimin se pushteti i industrializimit masiv mund të përmirësonte shoqërinë, kërkoi të nisej ndërtimi i “Volkswagen”, ose “makinës së popullit”. “Është e vetmja ide e mirë që ka patur Hitleri”, ka shkruar një nga ekspertët më të vjetër të Volkswagen - it, Bernard Rieger në librin “Makina e popullit: Historia globale e "Volkswagen Beetle’”, një histori interesante e mënyrës se si një projekt prestigjioz i nazistëve u kthye në ikonë kombëtare për tri shtete të ndryshme.