Periudha
Mjete Epoke (1971 - 1999)
Dekada
1971-1980
Marka
Piaggio Vespa
Modeli
Primavera
Viti i Prodhimit
1977
Modeli: Vespa Primavera
Prodhuesi: Piaggio&Co
Viti i prodhimit: 1977
Zotëruesi: Aurel Doda
Vendndodhja: Durrës
Përshkrim: Motomjeti është restauruar plotësisht nga zotëruesi. Versioni i parë i Vespa Primavera, modeli klasik “i përjetshëm”, u prezantua në vitin 1967 në Milano dhe shumë shpejt u bë një nga sukseset më spektakolare komerciale në historinë e Vespës. Vespa Primavera u kthye në ëndrrën e të rinjve, të cilët u mahnitën nga rritja e performancës së motorit në krahasim me "Nuova 125". Ajo qëndroi në katalog për 15 vjet dhe u bashkua në vitin 1976, me versionin Primavera ET3, një model me sistem ndezje elektronike, tre porta transferimi në cilindër dhe me çelësin e ndezjes në timon.