Në rastin kur targat origjinale janë të hershme, të prodhuara përpara datës 01.09.2010, atëherë këto targa nuk vlejnë për qarkullim por mund të përdoren për ekspozim.
Po, këto mjete mund të lëvizin lirshëm jashtë kufirit shqiptar për pjesëmarrje në evente të ndryshme apo lëvizje të tjera të autorizuara.
*Në këtë rast mjeti, duhet të pajiset me leje qarkullimi ndërkombëtare dhe siguracion ndërkombëtar.
- Në rastin kur mjeti Retro shitet, dhurohet, apo ndërron pronësi, bëhet azhurnimi i Certifikatës së Njohjes dhe lëshohet me afatin e vlefshmërisë së mbetur, por me emrin e pronarit të ri.
- Nëse pronari i ri i mjetit Retro dëshiron të pajiset me Certifikatë me afat vlefshmërie të plotë, duhet t’i nënshtrohet procedurës së vlerësimit dhe klasifikimit të mjetit, sikurse çdo mjet tjetër.
Një mjet rrugor i hershëm që zotëron Certifikatën e Vjetërsisë së një klubi të huaj, apo një kartë identifikimi të lëshuar nga FIVA, mund të importohet dhe të përfshihet në listën e Qendrës Historike Shqiptare Retro.
Në rast se mjeti ka detyrime të papaguara, procedura e regjistrimit të mjetit pezullohet deri në shlyerjen e detyrimeve.
Për ato mjete që nuk janë përfshirë në Listën e Mjeteve Historike, por ka arsye për të besuar se mund të mbartin vlera historike, mund të paraqitet një kërkesë për përfshirjen e modelit në fjalë në Listën e Mjeteve Historike. Prioritet do të kenë mjetet:
a) Lindore (të prodhuara në vendet e ish Bashkimit Sovjetik, Kinë, apo vende të tjera të bllokut lindor);
b) Që mbartin vlerë historike, për shkak se janë përdorur në një eveniment/aktivitet që shënon një ngjarje jubilare në histori;
c) Që janë përdorur nga një personalitet që ka lënë gjurmë në histori, brenda ose jashtë vendit;
d) Që janë përdorur në një ngjarje historike ose identifikohen me një vepër arti, produkt, apo situatë me vlera historike/kombëtare dhe me rëndësi për kultura specifike.
Lista e Mjeteve Historike përditësohet në mënyrë periodike (çdo gjashtë muaj) dhe publikohet këtu.
Pagesa e tarifës së regjistrimit është 22,000 Lekë për automjetet dhe 20,000 Lekë për motomjete. Kjo pagesë është e vlefshme për 4 vite, ndërkohë mjeti përjashtohet nga taksat vjetore dhe kontrolli teknik.
Targa Suvenir kushton 1,500 Lekë të reja. Pasi të aplikoni duke plotësuar të dhënat tuaja në këtë link: Targe Suvenir, do t’ju vijë një e-mail me të dhënat mbi pagesën për t’u kryer në bankë. Pasi të dërgoni me email, foton e mandatit të pagesës së kryer në bankë, targa e porositur futet në prodhim. Ajo do jetë gati për t'u tërhequr në sportel, pasi të kenë kaluar 3-5 ditë pune nga momenti i dërgesës së fotos së mandatit me e-mail.
Targa Suvenir shërben vetëm për ekspozim/dhurim/reklamim, nuk lejohet përdorimi i saj për qarkullim.
Mbi organizimet e kalendarin Retro do të njoftoheni gjithmonë nëpërmjet rrjeteve tona sociale dhe faqes së web Retro-evente.
Fillimisht duhet të plotësoni të dhënat në linkun bashkëngjitur Vetedeklaro mjetin regjistrim për vetëdeklarimin e mjetit tuaj. Pasi të keni kryer aplikimin online, do të kontaktoheni nga Komisioni Retro për të bërë verifikimin e Vespës e kontrollin fizik.
Një Vespa që fiton statusin Retro mund të qarkullojë 90 ditë në vit. Në rastin kur vespa regjistrohet si pjesë e një shoqate, mund të qarkullojë 180 ditë në vit. Zotëruesi pajiset me një libër udhëtimi në të cilin vendos itinerarin e udhëtimit të ti,j sa herë që dëshiron të qarkullojë me vespën.