- Koleksioni Retro
- Shërbime
- Apliko për Retro
- Evente
- Retro TV
- FAQ
- Rreth Nesh
- Kontakt
Modeli: Chevrolet Corvette
Prodhuesi: The Chevrolet Division of General Motors, SH.B.A
Viti i prodhimit: 1987
Zotëruesi: Gjerard Markaj
Vendndodhja: Tiranë
Përshkrim: Corvette C4 u prodhua nga Chevrolet nga viti 1983 deri në vitin 1996. Me këtë gjeneratë modeli mori drejtimin që ende ka edhe sot: një grand tourer elegant dhe jo i ngjashëm me një American muscle. Tashmë materialet e përdorura në panele ishin fibra xhami dhe plastika në parakolpe, ndryshe nga çka ishin përdorur më pare. Gjithashtu ajo vinte standarde me një kilometrazh tërësisht elektronik, ku shpejtësia, marshi, xhirot e motorit e gjithçka tjetër nuk ishin më analoge. Përmirësime u bënë edhe në qëndrueshmërinë e mjetit në rrugë, frenimin, me suspensione indipendente dhe disqe më të lehta. Këto ishin më të dukshme në modelin Z51 që ishte një paketë performance. Gjithashtu për këtë model u përdor një shasi “uniframe”, teksa një gjeneratë më pare, tek C3, ishte përdorur një shasi “body on frame”. Në vitin 1990 u prezantua versioni ZR1, versioni me performancën më të lartë nga fabrika, me një motor LT5 V8 prej alumini, i cili prodhonte 375 kuaj fuqi, me 32 valvula dhe 4 boshte me gunga dhe përshpejtim nga 0 në 100km/h për rreth 4.6 sekonda.