Në 8 Qershor 2020, u themelua komisioni Retro. Fillimisht u shqyrtuan autobiografitë që shoqëruan koleksionizmin dhe restaurimin e mjeteve historike në vendin tonë. U hulumtuan histori personale të qytetarëve të zakonshëm që me portretet e tyre pasqyronin orë të tëra përkushtimi në rijetëzimin e mjeteve të vjetra. Si rezultat i këtyre shqyrtimeve, u përzgjodhën dy koleksionistë si anëtarë të “Komisionit të Vlerësimit të Mjeteve Historike RETRO”, së bashku me ekspertë nga DPSHTRR-ja dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Komisioni Retro përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët kanë si funksion kryesor vlerësimin dhe klasifikimin e mjeteve rrugore të hershme duke shqyrtuar kriteret si më poshtë:
- Identifikimi i treguesve teknik të mjetit;
- Shasia dhe Karroceria;
- Motori dhe Kutia e Shpejtësisë;
- Sistemi i ndezjes;
- Disku dhe Gomat;
- Kabina e mjetit;
- Sistemi i Drejtimit;
- Sistemi i Ndriçimit;
- Sistemi i Shikimit Prapa.
Gjatë verifikimit, Komisioni Retro bën gjithashtu vlerësimin dhe klasifikimin e mjetit sipas:
1. Vjetërsisë;
2. Karakteristikave teknike;
3. Ruajtjes së formës.
Z. Maksim Tashi
Kryetar i Komisionit (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë)
Mjeshtër Përparim Kolasi
Anëtar (Koleksionist nga Komuniteti RETRO)
Mjeshtër Medi Halilaj
Anëtar (Koleksionist nga Komuniteti RETRO)
Z. Erald Totri
(DPSHTRR)
Z. Olsi Gjoshi
(DPSHTRR)