Kjo listë përfshin mbi 600 modele mjetesh të prodhuara ndërmjet viteve 1970-1991, që mund të konsiderohen si mjete me interes historik dhe të përfshihen në Regjistrin e Mjeteve Historike Shqiptare RETRO, për shkak të karakteristikave teknike dhe estetike, prestigjit të markës dhe modelit, arritjeve sportive apo vlerave të tjera.
*Lista është hartuar nga specialistët e sektorit Retro në DPSHTRR dhe është miratuar nga ekspertët e Komisionit të Vlerësimit.
Shkarko “Lista e Mjeteve Historike (1970-1990)”
Kjo listë përfshin modele me vjetërsi ndërmjet 20 dhe 29 vjet (të prodhuara midis viteve 1991-2001) dhe shërben për mjete që:
Për vijimin e procesit është kriter i detyrueshëm prania e modelit në këtë listë.
Procesi i verifikimit për marrjen e statusit Retro do të vijojë vetëm kur mjeti të plotësojë vjetërsinë e domosdoshme (30 vite).
*Vini re! Në Shqipëri qarkullojnë më shumë se 160 mijë mjete me vjetërsi mbi 20 vjet, por jo të gjitha këto mjete zotërojnë vlera historike. Për të dalluar qartë mjetet e vjetra nga mjetet me interes historik është hartuar Lista e Zhvillimit “Future Classics”.
Shkarko “Lista e Future Classics”
Lista e mjeteve historike përditësohet rregullisht (çdo gjashtë muaj).
Të gjitha kërkesat tuaja për përfshirje të modeleve që nuk janë në këtë listë depozitohen dhe merren në shqyrtim nga grupi i ekspertëve.
Kërkesat vlerësohen rast pas rasti, duke marrë parasysh informacione specifike mbi modelin apo dokumentet që lidhen me historikun e një mjeti të veçantë.
Prioritet do të kenë mjetet:
a) Lindore (të prodhuara në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Kinë, apo vende të tjera të bllokut lindor);
b) Që mbartin vlerë historike, për shkak se janë përdorur në një eveniment/aktivitet që shënon një ngjarje jubilare në histori;
c) Që janë përdorur nga një personalitet që ka lënë gjurmë në histori, brenda ose jashtë vendit;
d) Që janë përdorur në një ngjarje historike ose identifikohen me një vepër arti, produkt, apo situatë me vlera historike/kombëtare dhe me rëndësi për kultura specifike.
*Nëse mjeti që dëshironi të regjistroni në Retro nuk bën pjesë në Listën Zyrtare të Mjeteve Historike, ju mund të depozitoni kërkesën dhe të prisni përgjigjen.