Rregulla dhe Akte

DPSHTRR po punon për zbardhjen e procedurave administrative për regjistrimin dhe lehtësinë në lëvizje të mjeteve të klasifikuara si të hershme dhe ato me interes historik dhe koleksionimi konform Nenit 60 të Kodit Rrugor dhe VKM  633/26.10.2018 për “Masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete”.

Procedurat përfshijnë pajisjen e këtyre mjeteve me targë të përkohshme dhe fletë udhëtimi, sipas Nenit 98 të Kodit Rrugor.