- Koleksioni
- Rreth nesh
- Shërbime Online
- Personazhe
- Aktivitete
- Historik
- Retro TV
Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i procedurave të vlerësimit dhe klasifikimit të ciklomotorëve, motoçikletave dhe automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, lëshimin e Certifikatës së Njohjes së këtyre mjeteve, mbajtjes së një regjistri elektronik kombëtar Retro, si dhe mënyrat e promovimit të kësaj kulture.
Kjo Rregullore vjen në mbështetje të Nenit 60 të Kodit Rrugor dhe Nenit 211/a të Vendimit Nr.153, datë 07.4.2000 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, si dhe Direktivës 2014/45/EU të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian, datë 03.04.2014.
Në Pikën 13 të Preambulës, të Pikës 2 të Nenit 2 të Direktivës 2014/45/EU, parashikohet se mjetet rrugore të hershme që paraqesin interes historik (Vehicles of historical interest), konsiderohen ato mjete që ruajnë trashëgiminë e periudhës në të cilën janë prodhuar dhe që përdoren rrallë për qarkullimin e përditshëm.
Në Nenin 60 të Kodit Rrugor parashikohet se mjetet rrugore të hershme (në vijim mjete Retro) janë të përjashtuara nga përdorimi i zakonshëm dhe nuk mund të përdoren për qarkullim të përditshëm ose aktivitete ku mjeti shfrytëzohet për biznes, në kuptimin e zakonshëm.
Në Nenin 211/a të VKM-së Nr.153, datë 07.04.2000, parashikohet se mjetet rrugore të hershme janë mjete që nuk përdoren në qarkullimin e përditshëm.
Qendra Historike Shqiptare RETRO është Regjistri Elektronik i Mjeteve të Hershme (databaza) ku arkivohet çdo informacion në lidhje me mjetet e klasifikuara si Retro të cilët janë pajisur me Certifikatë Njohje.
Që të fitojë statusin Retro, një mjet duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
Përjashtimisht me Pikën 6 të këtij Neni, do të merren në shqyrtim për të fituar statusin e mjetit Retro edhe mjetet me motor me djegie të brendshme me naftë, në rast se:
Janë regjistruar më pak se 20 mjete të atij modeli specifik në territorin e Republikës së Shqipërisë;
Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ngrihet dhe funksionon Komisioni Retro. Ky Komision ka si funksion kryesor vlerësimin dhe klasifikimin e mjeteve rrugore të hershme.
Komisioni Retro ka në përbërje:
Kryetari i Komisionit Retro zgjidhet mes anëtarëve të Komisionit. Në rast se anëtarët nuk arrijnë të përzgjedhin një kryetar, zgjedhja e tij do të bëhet përmes shortit.
Për punën e kryer, anëtarët e Komisionit Retro që nuk vijnë nga radhët e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, kanë të drejtë të trajtohen me një pagesë të veçantë. Pagesa e tyre do të jetë e barabartë me pagën ditore të Përgjegjësit të Sektorit të Regjistrimit të Mjeteve. Për më tepër, për shërbimet jashtë qendrës së punës, me qëllim realizimin e procedurave të vlerësimit dhe klasifikimit të mjeteve historike, anëtarët e sipërpërmendur përfitojnë trajtim financiar shtesë.
Komisioni Retro merr në shqyrtim aplikimin duke u mbështetur në kriteret teknike si:
1. IDENTIFIKIMI I TREGUESVE TEKNIK TË MJETIT
1.1 Marka / Prodhuesi;
1.2 Modeli;
1.3 Numri i shasisë;
1.4 Viti i prodhimit / Viti i regjistrimit / Viti i prodhimit të fundit të gjeneratës;
1.5 Targa;
1.6 Pronari/Zotëruesi.
Është detyrim i pronarit të mjetit të mirëmbajë vendin ku është stampuar numri i shasisë (pika 1.3). Mungesa e numrit të shasisë e bën të pamundur identifikimin e mjetit dhe, për pasojë, vijimin e procedurës.
Nëse “Viti i prodhimit” (pika 1.4) nuk përcaktohet qartë tek treguesit teknik të mjetit apo aktet e tjera provuese:
2. SHASIA DHE KARROCERIA
2.1 Pesha e mjetit në kilogram;
2.2 Ruajtja e strukturës së shasisë dhe kabinës, sipas specifikave të origjinës:
2.2.1 Me platformë;
2.2.2 Tubolare;
2.2.3 Njëpjesëshe e derdhur;
2.2.4 Shasi e zakonshme;
2.2.5 Etj.
2.3 Ruajtja e formave të karrocerisë, sipas specifikave të origjinës;
2.4 Materiali me të cilin është ndërtuar shasia dhe kabina;
2.5 Materiali me të cilin janë ndërtuar panelet e karrocerisë;
2.6 Prania e ndryshkut në mjet;
2.7 Ngjyra e mjetit;
2.8 Sistemi i amortizimit.
Përbën shkak refuzimi për aplikimin nëse mjeti:
3. MOTORI DHE KUTIA E SHPEJTËSISË
3.1 Ruajtja e njësisë motorike origjinale të mjetit;
3.2 Karakteristikat teknike të parashikuara gjatë fabrikimit (cilindrata, fuqia, etj.);
3.4 Pjesët përbërëse (pistona, injektorë, turbina, kolektorë, etj.).
Përbën shkak refuzimi për aplikimin nëse:
4. SISTEMI I NDEZJES
4.1 Çelësi i kuadrit;
4.2 Lloji i ndezjes së motorit (manivelë, motorino, etj);
4.3 Bateria dhe linjat elektrike;
4.4 Dinamo (alternatori);
4.5 Sistemi i ushqimit me karburant;
4.3 Kandelet/kandeletat.
Përbën shkak refuzimi për aplikimin nëse:
5. DISKU DHE GOMAT
5.1 Lloji i diskut, sipas specifikave të përcaktuara gjatë fabrikimit të mjetit:
5.1.1. Materiali (dru, çelik, alumin, etj.);
5.1.2. Modeli;
5.1.3. Përmasat;
5.1.4. Ngjyra.
5.2 Përmasat e gomave.
Përbën shkak refuzimi për aplikimin nëse:
6. KABINA E MJETIT
6.1.Tapiceria;
6.2. Ndenjëset;
6.3. Kroskoti;
6.4. Timoni, leva e marshit, frenat e stacionimit, etj.
Përbën shkak refuzimi për aplikimin nëse:
7. SISTEMI I DREJTIMIT
7.1 Krahu i timonit;
7.2 Lloji i sistemit të drejtimit.
Përbën shkak refuzimi për aplikimin nëse:
Mjeti që paraqitet në verifikimin fizik, ka ndryshuar krahun e timonit (pika 7.1).
Është ndryshuar lloji i sistemit të drejtimit (p.sh., nga mekanik në hidraulik). Përjashtohen nga ky rregull rastet kur sistemi i ri i drejtimit mund të gjendej në versione të tjera të asaj gjenerate të mjetit.
Sistemi i drejtimit dhe pjesët e tij përbërëse janë jo-funksionale gjatë procesit të verifikimit fizik, duke mos garantuar qarkullimin e sigurt të mjetit në rrugë.
8. SISTEMI I NDRIÇIMIT
8.1 Fenerët;
8.2 Indikatorët e drejtimit;
8.3 Dritat e pasme.
Përbën shkak refuzimi për aplikimin nëse:
Gjatë procesit të restaurimit, fenerët, indikatorët e drejtimit dhe/apo dritat e pasme kanë pësuar ndryshime që nuk kanë qenë të parashikuara gjatë fabrikimit për atë model.
Sistemi i ndriçimit është pasuruar me elementë që kanë qenë parashikuar për atë model (p.sh., drita mjegulle shtesë). Përjashtim ndaj këtij rregulli bëjnë rastet kur ky ndryshim ka qenë i parashikuar për versione specifike të asaj gjenerate të mjetit.
Ndriçimi i mjetit bëhet me llamba apo teknologji që nuk përputhet me specifikat e modelit. Ky rregull vlen edhe në rastet kur në treg ofrohen ndriçues me teknologji të re, që janë fabrikuar posaçërisht për modelin përkatës.
Sistemi i ndriçimit dhe pjesët e tij përbërëse janë jo-funksionale gjatë procesit të verifikimit fizik, duke mos garantuar qarkullimin e sigurt të mjetit në rrugë.
9. SISTEMI I SHIKIMIT PRAPA
9.1 Modeli dhe numri i pasqyrave;
9.2 Koha e fabrikimit;
9.3 Pozicioni.
Përbën shkak për refuzimin e aplikimit nëse:
Gjatë procesit të restaurimit, pasqyrat kanë pësuar ndryshime që nuk kanë qenë të parashikuara gjatë fabrikimit për atë model (p.sh., lyerja e kapakut të pasqyrës, kur në origjinë ka qenë i kromuar).
Pasqyra është zëvendësuar me një model tjetër. Bëjnë përjashtim ndaj këtij rregulli rastet kur pasqyra zëvendësuese ka qenë e parashikuar për versione të tjera të asaj gjenerate të mjetit. Për rastet kur pasqyra zëvendësuese e të njëjtit model nuk mund të gjendet për shkak të vjetërsisë, do të lejohet përdorimi i një pasqyre të prodhuar për modele të së njëjtës periudhë kohore.
Numri i pasqyrave të jashtme të mjetit ka ndryshuar nga specifikat e origjinës.
Pozicioni i pasqyrave të jashtme ka ndryshuar.
Çdo person që ka një mjet rrugor që plotëson kriteret e sipërpërmendura aplikon pranë faqes zyrtare Retro.al në formularin përkatës i cili do të jetë online në ditët në vijim.
Aplikimi i dërgohet Komisionit Retro për trajtim të mëtejshëm i cili pasi bën një vlerësim paraprak të aplikimit të kryer nga personi i interesuar, vendos lidhur me refuzimin apo me vijimin e shqyrtimit teknik të mjetit rrugor duke përcaktuar një datë për kontrollin e mjetit fizikisht në vendin ku ai ndodhet i stacionuar ose në drejtorinë rajonale më të afërt.
Pas vlerësimit fizik dhe teknik të kritereve të përcaktuara më sipër, në rast vlerësimi nga Komisioni si mjet Retro, vijohet me lëshimin e Certifikatës së Njohjes dhe regjistrimin e mjetit në Qendrës Historike Shqiptare Retro.
Mjeti i cili ka fituar këtë status, pajiset me targa Retro dhe me dokumentacionin përkatës me vlefshmëri 4-vjeçare.
Nga ky moment poseduesi i mjetit mund të aplikojë për pajisje me Autorizim për lëvizje duke gëzuar të gjitha të drejtat dhe ngarkohet me të gjithë detyrimet që mbarten nga përfitimi i këtij statusi.
Komisioni Retro, mund të marrë në shqyrtim një aplikim të bërë për një mjet, aplikuesi i të cilit nuk disponon dokumente që provojnë origjinën e mjetit apo të pjesëve që përbëjnë mjetin dhe pronarin e saj.
Ky aplikim merret në shqyrtim kundrejt një tarife shërbimi shtesë dhe duke plotësuar formularin e Vetëdeklarimit të mbajtjes së përgjegjësisë administrative/penale/civile për posedimin e mjetit në kohë. Krahas kësaj bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme për verifikimin e të dhënave të treguesve të mjetit pranë çdo sistemi elektronik që disponon DPSHTRR apo institucione të tjera
Certifikata e Njohjes është dokumenti që lëshohet nga DPSHTRR pasi mjeti të jetë miratuar nga Komisioni si mjet Retro.
Në Certifikatën e Njohjes bëhet një përshkrim i detajuar i identitetit të mjetit duke përfshirë në rendin vijues:
Kjo certifikatë lëshohet me afat vlefshmërie prej 4 (katër) vitesh.
Në rast se mjeti ka detyrime të papaguara, alikuesit i caktohet një afat 30 ditor për pagimin e detyrimit, ndërkohë që procedura pezullohet përgjatë kësaj kohe. Për raste specifike në të cilën mjeti është pjesë e një koleksioni të gjerë të një koleksionisti, ndërmjet DPSHTRR dhe aplikuesit mund të lidhet një marrëveshje për pagimin e detyrimeve të prapambetura në ndarë në disa këste.
Një mjet rrugor i hershëm që ka Certifikatën e Njohjes së Vjetërsisë, apo një kartë identifikimi të lëshuar nga FIVA, mund të importohet dhe të përfshihet në listën e qendrës historike shqiptare Retro.
Mjeti i cili ka fituar këtë status, pajiset me targa Retro, të ndryshme nga targat e qarkullimit me shqiponjë blu.
Këto targa janë dy llojesh:
Targat Retro për koleksion, janë targa me karakteristika të ndryshme me targat Retro për mjet.
Targa Retro për koleksion, mund të kërkohet vetëm për persona që kanë një koleksion me të paktën tre mjete të pajisura me Certifikatë Njohje të vlefshme. Targa Retro për koleksion mund të mbarten nga një mjet në tjetrin me kushtin që mjetet t’i përkasin të njëjtës klasifikim të mjeteve rrugore. Targa Retro për koleksion nuk jepet për motomjetet.
Në rast se mjeti Retro ka targa që i përkasin kohës së regjistrimit për herë të parë, apo i përket një periudhe më të mëvonshme, por që nuk është e njëjtë me targat e prodhuara pas datës 01.09.2010 mund të mbajë targat që disponon për ekspozim.
Pas regjistrimit dhe pajisjes me dokumentacionin përkatës dhe targën Retro, këto mjete mund të lëvizin lirshëm jashtë kufirit shqiptar për pjesëmarrje në evente të ndryshme apo lëvizje të tjera të autorizuara.