Statusi Retro

UDHËZUES PËR STATUSIN E MJETEVE RETRO

 

  • Të jetë i prodhuar prej të paktën 30 vitesh;
  • Të jetë i përfshirë në Listën e miratuar të Mjeteve Historike  (për mjetet e prodhuara pas vitit 1970); 
  • Të jetë ruajtur apo restauruar në formën e tij origjinale;
  • Të mos përdoret për qarkullim të përditshëm;
  • Të mos jetë më në prodhim.

 

  1. Plotësoni formularin e aplikimit;
  2. Sektori Retro verifikon dokumentet dhe të dhënat teknike të mjetit. Nëse mjeti juaj përmbush kriteret, do t’ju caktohet një datë për kontrollin fizik;
  3. Komisioni Retro kryen kontrollin fizik të mjetit. Nëse vlerësimi është pozitiv, mund të vijoni me procedurën e regjistrimit, pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor;
  4. Mjeti që fiton status Retro, pajiset me targa Retro dhe me dokumentacionin përkatës, me vlefshmëri 4 vjeçare.

 

 

Për automjete

Për motoçikleta/ciklomotorë

Procedura e verifikimit dhe klasifikimit si mjet rrugor i hershëm

10,000 Lekë

10,000 Lekë

Pajisje me Targa Retro

3,000 Lekë (2 targa)

1,500 Lekë (1 targë)

Certifikata e Njohjes

2,000 Lekë

2,000 Lekë

Libri i Udhëtimit

3,000 Lekë

3,000 Lekë

Totali

18,000 Lekë

16,500 Lekë

*Pagesa është e vlefshme për 4 vite

 

Mjeti i cili ka fituar statusin Retro pajiset me Certifikatë Njohje dhe Libër Udhëtimi. Certifikata, Libri i Udhëtimit dhe polica e sigurimit duhet të mbahen në mjet gjatë udhëtimit

 

Pasi fiton statusin Retro, mjeti pajiset me targa të posaçme, që kanë formatet si në vijim:

Për automjete:

  • Targë e gjatë normale (520mmx112mm)
  • Targë katrore (264mmx205mm)
  • Targë e gjatë e vogël (290mmx75mm) 

Për motor/ciklomotorë:

  • Targë ciklomotori (130mmx115mm)
  • Targë motori (175mmX170mm)

 

 

 

  • Mjetet Retro mund të qarkullojnë për një total prej 90 ditësh përgjatë një viti; 
  • Kur pronari i mjetit është anëtar i një shoqate mjetesh historike, ai mund të qarkullojë 180 ditë përgjatë një viti. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje mes shoqatës së mjeteve historike dhe DPSHTRR-së. 

Për më shumë informacion:           

https://www.retro.al/apliko-si-shoqate-e-mjeteve-historike-retro

 

 

Mjeti Retro duhet të pajiset me policë sigurimi të detyrueshëm, njësoj si mjetet për qarkullim të zakonshëm. Për asistencë në pajisjen me policë sigurimi, mund të kontaktoni në info@retro.al 

 

Mjeti me status Retro mund të lëvizë lirshëm jashtë kufirit të shtetit Shqiptar. Në këtë rast, mjeti duhet të pajiset me Leje Qarkullimi Ndërkombëtare dhe karton jeshil (policë sigurimi ndërkombëtare).

 

  • Për mjetet e prodhuara ndërmjet viteve 1971-1991

Lista Zyrtare e Mjeteve Historike përmbledh ato mjete rrugore që konsiderohen se mbartin vlerat e nevojshme historike për t'u bërë pjesë e Koleksionit Retro. Përpara se të blini apo importoni një mjet historik, duhet të konsultoheni me këtë Listë. Prania në këtë listë është kriter i detyrueshëm për importin dhe përfshirjen në Regjistrin e Mjeteve Retro.

  • Për importin e mjeteve të prodhuara ndërmjet viteve 1991-2001

Në Shqipëri qarkullojnë shumë mjete me vjetërsi mbi 20 vjet, por jo të gjitha zotërojnë vlera historike. Për të dalluar qartë mjetet e vjetra nga mjetet me interes historik, është hartuar Lista “Future Classics”, që përfshin modele me vjetërsi ndërmjet 20 dhe 29 vjet. Prania në këtë listë është kriter i detyrueshëm për përfshirjen në Regjistrin e Mjeteve Retro. Procesi do të vijojë vetëm kur mjeti të plotësojë vjetërsinë e domosdoshme (30 vite).

 

Për ato mjete që nuk janë përfshirë në Listën e Mjeteve Historike, mund të paraqitet një kërkesë me shkrim për përfshirjen e modelit në fjalë në këtë listë. Lista e Mjeteve Historike përditësohet çdo gjashtë muaj dhe publikohet këtu.

 

Mjeti me status Retro përjashtohet nga taksa vjetore e qarkullimit dhe nga kontrolli teknik i mjeteve. Pasi merr statusin Retro, mjeti i nënshtrohet sërish kontrollit fizik çdo 4 vjet.

 

 

Zotëruesi i mjetit Retro gëzon:

  • Të drejtën të ekspozojë mjetin e tij, si dhe të qarkullojë me të sipas dëshirës, brenda afateve të përcaktuara më sipër;
  • Të drejtën për të marrë pjesë në parada, organizime, panaire, shfaqje, ture automobilistike, etj;
  • Të drejtën për t’u anëtarësuar në shoqata mjetesh historike vendase apo të huaja;
  • Etj.

Keni ende paqartësi mbi kushtet dhe kriteret për përfitimin e statusit RETRO?

Na Shkruaj: