LISTA E MJETEVE HISTORIKE 

QË MUND TË APLIKOJNË PËR STATUSIN RETRO

 

  • Je një i adhurues i mjeteve historike dhe dëshiron të importosh, të blesh apo të restaurosh një mjet të vjetër? 
  • Nuk je i sigurt nëse ky mjet plotëson kushtet për t'u bërë pjesë e RETRO? 

Konsultohu me Listën Zyrtare të Mjeteve Historike për të verifikuar nëse mjeti që dëshironi të blini, importoni apo restauroni mbart vlerat e nevojshme historike për t'u bërë pjesë e Koleksionit RETRO!


Mjetet e prodhuara para vitit 1970 nuk përfshihen në Listën e mjeteve historike për shkak të privilegjeve të garantuara nga Ligji. Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 633, datë 26.10.2018, lejohen të importohen:

  • automjetet e prodhuara deri në Dhjetor 1970;
  • automjetet e prezantuara si model për prodhim deri më 31 Dhjetor 1970, pavarësisht vitit efektiv të prodhimit;
  • automjetet që paraqesin vlera teknike, muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale.

Për më shumë informacion mbi importin e automjeteve të prodhuara përpara vitit 1970, këtu mund të shkarkoni VKM Nr. 633.


Lista e Mjeteve Historike përfshin një listë me mbi 600 modele mjetesh historike të prodhuara ndërmjet viteve 1970-1992, e hartuar nga specialistët e sektorit Retro në DPSHTRR dhe e miratuar nga ekspertët e Komisionit të Vlerësimit. Kjo listë do të shërbejë si një udhëzues me vlerë për të gjithë dashamirësit dhe koleksionuesit e mjeteve historike. Ajo synon të krijojë bazat për importin dhe restaurimin e atyre mjeteve që meritojnë vëmendje të veçantë, për shkak të vlerave historike që mbartin. Kjo listë përfshin vetëm mjetet që, për shkak të karakteristikave teknike dhe estetike, prestigjit të markës apo modelit, arritjeve sportive apo vlerave të tjera të papërmendura më sipër, mund të konsiderohen si mjete me interes historik dhe të përfshihen në Regjistrin e Mjeteve Historike Shqiptare Retro.

Prania në këtë listë është një kriter i domosdoshëm për importin e një mjeti historik që synon të marrë statusin Retro. Ky kriter, i ndërthurur me faktorë të tjerë të rëndësishëm (përmendim këtu përdorimin e moderuar të mjetit ndër vite, restaurimin apo mirëmbajtjen e vazhdueshme, ruajtjen e origjinalitetit të mjetit, etj.) përbën parakushtin themelor për përfshirjen në Regjistrin e Mjeteve Retro.

Shkarko “Lista e Mjeteve Historike (1970-1990)” Sugjero Mjet

*Nëse mjeti juaj gjendet në listën më lart, vijoni aplikimin për regjistrimin në Regjistrin e Mjeteve Historike RETRO. 


Ka shumë mjete që mund të ruhen, blihen ose importohen për qëllime koleksionimi dhe për pasurimin e motorizimit kombëtar, të cilat ende nuk e kanë arritur vjetërsinë e duhur për t’u përfshirë në Regjistrin e Mjeteve Retro. Por, në Shqipëri qarkullojnë më shumë se 160 mijë mjete me vjetërsi më të madhe se 20 vjet; të mendosh se të gjitha këto mjete kanë një vlerë historike, jo vetëm është pa kuptim, por rrezikon të kompromentojë rëndë seriozitetin e këtij procesi. Pra, duhen dalluar qartë mjetet e vjetra nga mjetet me interes historik. Për këtë arsye është hartuar lista e dytë, ose Lista e Zhvillimit “Future Classics”, e cila përfshin modele me vjetërsi ndërmjet 20 dhe 29 vjet (të prodhuara midis viteve 1990-2000). Kjo listë do të shërbejë si një udhëzues për ruajtjen e atyre mjeteve që aktualisht qarkullojnë në Shqipëri, si dhe për importin e modeleve që paraqesin vlera potenciale historike, por ende nuk e kanë arritur vjetërsinë për të vijuar me procesin e përfshirjes në Regjistrin e Mjeteve Historike. Procesi i verifikimit për marrjen e statusit Retro do të vijojë vetëm kur mjeti të plotësojë vjetërsinë e domosdoshme (30 vite). Prania në këtë listë do të jetë kriter i detyrueshëm për vijimin e procesit. 

 

Shkarko “Lista e Future Classics” Sugjero Mjet

KUJDES: Mos blini apo importoni një mjet pa qenë pjesë e Listës Zyrtare të Mjeteve Historike apo pa marrë një konfirmim të posaçëm nga Komisioni Retro - DPSHTRR! Prania e një mjeti në këto lista do të jetë kusht i detyrueshëm për importin dhe përfshirjen e tij në Regjistrin e Mjeteve historike Retro.


VERIFIKO NJË MJET HISTORIK

Lista e mjeteve historike përditësohet rregullisht. Grupi i ekspertëve që kanë hartuar listën marrin në shqyrtim të gjitha kërkesat për informim në lidhje me modele që mund të mos jenë përfshirë në këtë listë. Këto kërkesa do të vlerësohen rast pas rasti, duke marrë parasysh informacionet specifike mbi modelin apo dokumentet që lidhen me historikun e një mjeti të veçantë.
Nëse mjeti që dëshironi të regjistroni në Retro nuk bën pjesë në Listën Zyrtare të Mjeteve Historike (pasqyruar në këtë faqe), si listë referencë para Vlerësimit nga Komisioni Retro pranë DPSHTRR, do duhet të depozitoni një kërkesë dhe të prisni përgjigjen! 

Lista e mjeteve historike përditësohet rregullisht (çdo gjashtë muaj).


PLOTËSONI KËRKESËN PËR VERIFIKIM:

SUGJERO MJET HISTORIK

Files must be less than 5 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.
Files must be less than 5 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.
Files must be less than 5 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.
Files must be less than 5 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.
Files must be less than 5 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.

Unë i/e nënshkruari/a në dijeni të përgjegjësive penale që rrjedhin nga deklarimi dhe paraqitja e të dhënave e rrethanave të rreme, nën përgjegjësinë time personale deklaroj se të dhënat e paraqitura në këtë formular janë të vërteta dhe në respektim te ligit Nr. 9887 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" të ndryshuar, autorizoj me vullnetin tim të lirë institucionin, të përpunojë dhe të përdorë të dhënat e mia personale, për qëllimin e marrjes së shërbimit dhe efekte statistikore.
Njoftojmë se autorizimi i mëposhtëm është vullnetar.

Anëtarësime