Tirana mirëpret 'Grand Prix - Warm Up', automjetet historike Retro ekspozohen dhe garojnë në Sheshin 'Nënë Tereza' (VIDEO)
TIRANË - Kryeqyteti shqiptar është kthyer sot në një qendër të kulturës automobilistike retro me zhvillimin e aktivitetit “Tirana Grand Prix - Warm Up”, një event i organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Aktiviteti nisi në Sheshin 'Nënë Tereza' nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 20:00, teksa do të jetë i hapur për publikun.