Në 19 Nëntor 2022, Retro Albania bëhet pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA), familja mbarëbotërore për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e mjeteve historike, ku bëjnë pjesë 109 shtete dhe një flotë prej mbi 1.5 milionë mjete koleksioni.
Delegacioni i DPSHTRR, enti iniciator dhe themelues i Retro Albania, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIVA (e themeluar në vitin 1966, si përfaqësim i miliona entuziastëve të mjeteve historike në mbarë globin, partnere e UNESCO prej vitit 2017, duke përfaqësuar trashëgiminë botërore të automobilizmit) në Sofie, Bullgari, ku Presidenti i FIVA, Z. Tiddo Bresters, iu lexoi të pranishmëve edhe një mesazh përshëndetës nga Shqipëria pas njoftimit zyrtar të hyrjes së Retro Albania me të drejta të plota në FIVA.
Simpoziumi i parë në bashkëpunim me FIVA (Federation Internationale Vehicules Anciens) mbi “Partneritetin dhe Bashkëpunimin me Qeverinë dhe Institucionet e Tjera”.
Një takim i cilësuar nga Presidenti i FIVA Z. Tiddo Bresters dhe pjesëmarrësit si një eksperiencë e jashtëzakonshme, e organizuar në detaje për të përcjellë më së miri dhe Moton e FIVA, “Të mbrojmë trashëgiminë tonë: E ardhmja i përket atyre që kanë njohuri mbi të shkuarën e tyre”. Ndarja e eksperiencave, këshillave, sfidave nga ekspertë ndërkombëtar, studiues, lider të industrisë, përfaqësues qeveritar, e kaloi forumin e mbajtur në një nivel tjetër më emocionues sepse u dhanë ide për të eksploruar strategji për të nxitur partneritete dhe bashkëpunime midis sektorëve publikë dhe privat.