Pullat Retro

Vetë udha e gjatë që ndjek pulla postare është pasuri e vyer e identitetit kombëtar, e cila së fundmi u pasurua me imazhet e mjeteve me vlera historike. 

Pullat postare me tematikën RETRO, sjellin disa nga mjetet që kanë bërë historinë e automotorizimit shqiptar ndër vite dhe që ende ruhen, në formë muzeale apo përmes fotografish e historish të rrëfyera. Portreti autentik i kulturës automobilistike shqiptare, u skicua në vitin 2021 me disa mjete që sot janë pjesë e Koleksionit Shqiptar Retro dhe seria e parë e këtyre pullave do të përmbajë 12 modele.

Ky frymëzim dhe kjo nismë vjen nga bashkëpunimi kulturor dhe edukativ me Postën Shqiptare, si vazhdim i trashëgimisë dhe pasionit të koleksionimit.

*Çmimet e vendosura janë ilustruese.

Anëtarësime