Historia e Automotorizimit Shqiptar

01-01-1912

Rrjeti Rrugor në vitin 1912.

Fillimi i shekullit XX karakterizohej nga rrugë karvanesh të cilat lidhnin qendrat më të rëndësishme të vendit me bregdetin dhe vëndet fqinje për shkembime tregtare. Rrugët që kalonin nëpër luginat e Shkumbinit, Vjosës , Drinit, Devollit dhe gjatë bregdetit. Në këtë periudhë ekzistonin gjurmë të rrugës Egnatia e cila niste me dy degë, nga Dyrrahu dhe Apolonia, shkonte nëpër Klodiana (Peqin), Skampini (Elbasan), Lyhnidi (Ohri), Heraklea (Manastiri), Edesa , Pella dhe Tesaloniku. Gjatësia e kësaj rruge ka qenë 395 km. Kjo rrugë u zgjat deri në Bizant në shekullin e I të e.r. Shpallja e pavarësisë e gjeti vendin me 160 km rrugë karrosh (Shkodër-Lezhë, Lezhë-Shëngjin, Gjirokastër-Kakavi, Delvinë-Sarandë, Durrës-Tiranë).

Burim informacioni: Instituti i Transportit

 

01-01-1913

Makina e parë në Shqipëri

Makina e parë në Shqipëri mendohet se daton në vitin 1913, pronari i së cilës ka qenë shqiptari nga Çamëria F.Sulioti. Automjeti ka qenë i markës italiane Fiat.

01-01-1918

Rrjeti Rrugor në vitin 1918

Rrjeti Rrugor në vitin 1918.

Zhvillimi i rrjetit rrugor nga viti 1912 - 1920, u kararkterizua nga një rënie e dukshme. Nuk ekzistojnë të dhëna të saktä për këtë periudhë.

Burim informacioni: Instituti i Transportit

 

01-01-1924

Dekret Ligji "Mbi shërbimin e Automobilave dhe të çdo qerreje me fuqi motori"

Këshilli i Lartë i Shtetit Shqiptar më 10 Prill 1924 miraton Dekret Ligjin "Mbi shërbimin e Automobilave dhe të çdo qerreje me fuqi motori". Sipas këtij ligji "Qerre me fuqi motori quheshin automobilat, motoçikletat, traktorët dhe çdo qerre tjetër me motor që punon në rrugë e sheshe publike dhe nuk ka lidhje me vijat e udhës së hekurt (hekurudha)". Një shtetas për të drejtuar një mjet duhet të ishte i pajisur me Leje Veprimi (Leje Qarkullimi) dhe Leje Shoferi (Leje drejtimi). Mosha e marrjes së lejes ishte 20 vjeç.

01-01-1926

Qarkullojnë 483 qerre me motor (mjete)

Në vitin 1926 numri i qerreve me motor në Shqipëri sipas Prefekturave ishte: Shkodër - 47; Tiranë - 85; Durrës - 70; Elbasan - 25; Berat - 33; Vlorë - 21; Korçë - 119; Gjirokastër - 83. Në total 483 qerre me motor.

01-01-1926

Shoqata e Transportit 1926

Në vitin 1926, numri më i madh i qerreve me motor ndodhej në Korçë (gjithsej 119), ku ishte e zhvilluar "Shoqata e Automibilistëve", e cila organizonte gara me makina.

14-03-1927

Gara e parë automobilistike

Në 14 Mars 1927, në Korçë, u organizua gara e parë automobilistike. Gara është organizuar nga "Shoqata e Automobilistëve" në Korçë.
Foto nga botimi i DPSHTRR-së "80 Vjet Shërbimi i Transportit Rrugor", botimi i viti 2004.

28-01-1928

Formati i Statutit të Shoqërisë Profesionale të Korçës - 1928

Formati i Statutit të Shoqërisë Profesionale të Korçës e të Qarkut "PËRPARIMI" prodhuar - 1928

28-11-1928

Krijimi i shoqërisë automobilistike "Tirana"

Në vitin 1928, u krijua shoqëria automobilistike “Tirana", gara e parë me motoçikleta u zhvillua më 28 nëntor 1932, me rastin e 26-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Tiranë-Durrës e kthim. Garën u fitua nga italiani Massarini, me një shpejtësi 57 km/orë, pas tij Andrea Shkreli.

Burim informacioni: http://www.panorama.com.al

29-01-1929

Themelimi i Shoqatës Profesionale së Shoferëve “Përparimi” në Qarkun e Korçës.

25 Janar 1929 -Themelimi i Shoqatës Profesionale së Shoferëve “Përparimi” në Qarkun e Korçës.

07-06-1929

Patenta e parë

Leje shoferi (lejedrejtimi), është një ndër dokumentet më të vjetër qe kemi të ruajtur deri më sot, lëshuar më 7 Qershor 1929. Patenta i është lëshuar personit H.B lindur në Durrës.

24-09-1929

24 Shtator 1929 zhvillohet gara e parë automobilistike në qytetin e Vlorës.

24 Shtator 1929 zhvillohet gara e parë automobilistike në qytetin e Vlorës.

01-01-1930

Mjetet e para për transport mallrash

Vijnë në Shqipëri mjetet e para për transport mallrash dhe udhëtarësh si dhe u ngrit një bazë e vogël riparuese dhe disa shërbime teknike të cilat u zgjeruan në periudhën e pushtimit në vitet 1939-1944.

02-09-1931

Në vitin 1931, u mbajt gara e dytë e automobilizmit

Në vitin 1931, u mbajt gara e dytë e automobilizmit, në të njëjtën pistë ku ende rravgonin gjurmët e gomave dhe përshtypjet e së parës. Kjo garë pati pjesëmarrje më të lartë, më shumë tifozë, ethe e konkurrencë edhe më të forta se e para. Emri i përveçëm i garës spikati menjëherë, ai ishte Vlash Rama, një durrsak me Renault, gjyshi i kryeministrit Edi Rama, i cili hyri i pari në finish. Me 21 minuta e 08 sekonda, siç thotë kronika e kohës, ai rrëmbeu trofeun “Vlora”.

10-05-1932

Klubi Turistik dhe Automobilistik Mbretnuer - Viti 1932

Ky dokument hedh dritë mbi ekzistencën e mundshme të Klubit zyrtar Turistik dhe Automobilistik Shqipëtar. Mendohet se Simboli i Klubit është krijuar rreth viteve të monarkisë shqipëtare 1928 - 1939. Duhet theksuar që dhe pse Shqipëria është përmendur në regjistrat e KNAC-së e vitit 1932, nuk ka referenca mbi ekzistencen e një klubi automobilistik Shqipëtar.

22-07-1933

Leje veprimi për qerre me fuqi motore , 22 korrik 1933

05-11-1933

Statuti i Shoqërisë Profesionale së Shoferave

05-03-1935

Automjet Praga V35, Elbasan 1953

03-02-1936

Projektligj për kufizimin e importit të automjeteve

Në dhjetorin e vitit 1935, qeveria shqiptare depozitoi në Parlament një projektligj që parashikonte masa për kufizimin e importit të disa mallrave, ndër të cilat dhe automjetet. Ndalimi i importit të kësaj kategorie argumentohej me faktin se “Numri i veturave sot në Shqipni është i mjaftueshëm për t’i bërë ballë nevojave të vendit dhe mund të quhet i tepruar kundrejt gjendjes ekonomike të sotme”. Miratimi i vendimit në Parlament u bë më 3 shkurt të vitit 1936.

01-01-1939

Rrjeti Rrugor në vitin 1939

Rrjeti Rrugor në vitin 1939.

Pas vitit 1920 filloi ndërtimi i rrugëve Peqin - Elbasan, Elbasan-Lixhë-Gostimë, Librazhd - Peshkopi dhe u bënë përmirësime në disa rrugë të tjera ekzistuese. Deri në vitin 1939 u ndërtuan edhe disa rrugë të tjera automobilistike, si Tiranë - Ndroq - Plazh, Shkodër-Vau i Dejës-Pukë-Kukës , Krujë- Qafështamë-Burrel, Tiranë-Krrabë-Elbasan. Çlirimi e gjeti vëndin tonë me një rrjet rrugor prej rreth 2200 km, të dëmtuara nga lufta dhe me ura të shkatërruara.

Burim informacioni: Instituti i Transportit

05-04-1939

Pamje nga qyteti i Shkodrës, viti 1939

05-06-1939

Targë e viteve 1939 - 1944

Gjatë pushtimit italian, në vitet 1939-1944, në Shqipëri qarkullonin mjete me targa shqiptare, të ngjashme me formatin e përdorur në Itali, me shkrim të bardhë në një sfond të zi. Në rreshtin e parë vendosej emri i qendrës së regjistrimit (qyteti) dhe në të dytin ishte numri, shoqëruar dhe nga shenja dalluese e regjimit fashist. Targa në foto ka dhe mbishkrimin "Shërbim Publik" mbi emrin e qytetit që vendosej si shtesë në disa prej tyre.

Burim informacioni: http://www.targheitaliane.it

04-06-1940

S.A.T.A. - (Shoqëria Shqiptare e Transportit Automobilistik).

Më 1940, Fiat krijoi Kompaninë S.A.T.A. (Shoqëria Shqiptare e Transportit Automobilistik), e cila gjatë viteve '40 mundësoi shërbimin e transportit urban në qytetet e Tiranës dhe Durrësit. Modelet e autobuzave ishin: Fiat 626 / RN dhe 626 RNL.
Burim informacioni:http: //asa.archiviostudiadriatici.it. Fotografia e marrë nga arkiva e istituti kinematografik, Luce: https://www.archivioluce.com/

04-10-1941

Pasaportë e vitit 1941-1945, leje levizjeje Jugosllavi-Itali si shofer

07-04-1942

Leje Qarkullimi për Biçikletë - 1942

Formati i Lejes së Qarkullimit për Biçikletë e vitit 1942.

01-01-1946

Shoqëria "Bashkimi i Transportit Automobilistik të Kamionëve"

U krijua shoqëria "Bashkimi i Transportit Automobilistik të Kamionëve". Inventari i mjeteve përbëhej nga rreth 300 njësi të tipeve dhe tonazheve të ndryshme. Me këto automjete fillimisht u krijua Parku i Durrësit ku u grumbulluan të gjitha automjetet dhe më vonë me një pjesë të këtyre mjeteve u krijua Parku i Tiranës, Korçës, Skodrës, Elbasanit, Vlorës etj.

01-01-1946

Shtetëzimi i Mjeteve të Transportit Rrugor

Në vitin 1946 bëhet shtetëzimi i mjeteve të transportit, që kishin individët dhe shoqëritë shqiptare dhe bashkë me automjetet e shoqërive të huaja të rekuizuara që në fillim, u ngritën qëndra transporti (parqe) fillimisht në Durrës, më pas në Tiranë, Korçë, Shkodër e më vonë Elbasan, Vlorë, Sarandë. Mjetet që kishin këto qëndra ishin të tipeve, Shevrolet, Fiat 364, Mag etj.

09-04-1950

Porti i Durrësit, 1950

10-07-1950

Gara e parë për femra - 10 korrik 1950

Gara e parë për femra me motoçikleta konsiderohet të jetë zhvilluar më 10 korrik 1950. Itinerari që do të ndiqnin garuesit ishte nga “Shtëpia e fëmijve” deri në Selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Në këtë garë merrnin pjesë 5 vajza me të njëjtin itinerar, por me 5 xhiro d.m.th 12.5 km. Në përfundim të garës u arritën këto rezultate: e para u klasifikua Myzejen Zepishta, me një kohë prej 11.40″; e dyta Leonora Koraqi, me 12.15″ dhe e treta Parasqevi Kroqi, me 12.58′”. (Marrë nga gazeta “Sport” 15 korrik 1950).

Burim informacioni: http://www.panorama.com.al/sport/garat-me-motoreburimi i fotografisë : Federata Shqipëtare e Motoçiklizmit

01-01-1954

ZIS 110 B

Mbërritën në Shqipëri 10 automjete model ZIS 110 B për udhëheqësit kryesorë të partisë.

08-03-1959

Shoferët e qytetit të Leskovikut.

11-03-1960

Formati i patentave viti 1960

Formati i patentave viti 1960.

04-05-1960

Viti 1960

01-01-1970

Formati i patentave viti 1970

Formati i patentave viti 1970.

04-05-1974

Korcë, viti 1974. Rruga e Kampit me automjetin e Komunales.

06-04-1975

Korcë, foto e vitit 1975, punonjësit e Komunales.

07-07-1976

Fotoja e shkëputur nga gazeta ‘’ Kukësi i Ri’’, në vitin 1976, gjatë punës në oficinën e Ndërmarrjes së Ndërtimit.

16-10-1978

Traktori i parë Shqiptar

Traktori i parë Shqiptar, tip DT-54, prodhuar nga Kombinati mekanik i Auto-Traktorëve, më 16 Tetor 1978.

01-01-1980

Formati i patentave viti 1980

Formati i patentave viti 1980.

08-03-1980

Korcë, 1980

06-06-1980

Fushata e Panxharit

09-12-1981

Targë Motomjeti e vitit 1981

Targë Motomjeti e vitit 1981

05-03-1985

Kodi rrugor

24-01-1991

Targë Motomjeti e vitit 1991

Targë Motomjeti e vitit 1991

01-04-1993

Kontrolli Teknik i Mjeteve

Në muajin Prill të vitit 1993 pranë degës së Tiranës u hap aktiviteti i Kontrollit Teknik të Mjeteve, një aktivitet ky që aplikohej për herë të parë në vendin tonë.

12-12-1994

Librezë e Qarkullimit

Në fund të vitit 1994 u hoq nga qarkullimi "Leja e qarkullimit të mjeteve", e cila u zëvendësua me "Librezë Qarkullimi".

21-07-1999

Krijimi i DPSHTRR

Krijimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), më 21 Korrik 1999.

01-06-2002

Logo e parë e DPSHTRR-së - Qershor 2002

Logo e parë e DPSHTRR-së - Qershor 2002

23-02-2019

Krijimi i Retros

RETRO është projekti i shumëpritur dhe shumëdëshiruar nga mjeshtrat, restauruesit dhe koleksionuesit e ciklomotorave dhe automjeteve të hershme dhe me interes historik. RETRO lindi për të jetëzuar një trashëgimi deri sot pa status dhe për të promovuar e ekspozuar sa më shumë mjete dhe kujtesë automotorizimi me interes historik, si dhe për të ofruar informacione, shërbime dhe lehtësira për këtë aktivitet pasionant me ndjeshmëri kaq të veçantë.

24-04-2019

Takimi i parë me koleksionistët e mjeteve Retro

RETRO - DPSHTRR organizoi në datën 24 Prill 2019, ''RETROPUBLIK' takimin e parë të zhvilluar me Koleksionistët e mjeteve Retro, në ambientet e COD - Center For Openness And Dialogue. Dëgjesë dhe workshop mbi propozime për themelimin e rregullave dhe përmirësimin e akteve ligjore për mjetet me interes historik dhe koleksioni.

30-04-2019

Logo e re e DPSHTRR - 30.04.2019

Logo e re e DPSHTRR

01-11-2019

Krijimi i gazetës së parë Retrospektive

Krijimi i Gazetës së Parë Retrospektive dedikuar Kolekisionit të Automotorizimit Shqiptar.

Anëtarësime