Prej 10 vitesh, Enea Dauti, është jo vetëm adhurues i mjeteve të reja dhe sportive, por edhe një koleksionist i apasionuar pas mjeteve të epokës! Nëpërmjet punës së tij, ka importuar disa mjete me interes historik, të cilat i ka rikonstruktuar dhe rishitur në tregun shqiptar.
Pjesë e koleksionit “Retro” të tij janë: Cadillac Eldorado 8.2 i 1970 dhe Lincoln Continental 5.0 i 1979 ndërsa mjeti më i vjetër është modeli Mercedes Benz S Class 220, prodhuar 60 vite më parë, në vitin 1959. N’Timon me Pasion!
Zhani Ziçishti, i njohur për publikun shqiptar si një aktor e artdashës Korçar, na zbulon që pasioni i tij nuk janë vetëm skena e teatrit dhe e filmit, por edhe një "Kuqalashe që peshon 1 ton e 355 kg" siç e përmend dhe vetë ai në intervistë.
Erion Kurti, një sipërmarrës shqiptar, i apasionuar pas turizmit i cili jeton në Itali, zotëron një Fiat 500 me vit prodhimi 1971. Bashkë me pjesëtarët e familjes, arriti t’a restaurojë brenda një muaji gjatë vitit 2018 dhe e quajtën “VITA”. I lidhur me kulturën italiane, Erioni ka vendosur që makina të përfaqësojë këtë stil duke e pajisur me një shportë pikniku në pjesën e pasme të makinës, verë dhe muzikë italiane , duke e veshur Fiatin me dashuri, origjinalitet dhe frymë Retro.
Pershkrim: Mihal Hobdari, i përkushtuar në profesionin e mekanikut për më shumë se 50 vjet, ndan pasionin për mjetet në rubrikën ‘’RETRO Personazh” duke udhëtuar në kujtime.
Jemi ndalur në Show Room “RON” të z. Arben Prrenjasi, një nga koleksionistët më të mirënjohur të mjeteve historike shqiptare!
Brendia e muzeut shumëngjyrësh dhe aromat të kujtonin Shqipërinë e vjetër, epokat historike, ndaj dhe ndjesia ishte si të ishe plotësisht banor i asaj periudhe. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.
Falenderojmë z. Prrenjasi që u bë pjesë e #Retro - Koleksioni Shqiptar!
Klodjan Kapiti, koleksionisti nga Durrësi i automjeteve të byrosë politike e jo vetëm, ndan me miqtë e koleksionit shqiptar RETRO historinë si lindi dashuria për mjetet historike.
Një pasion i mbruajtur që në vitet e hershme të fëmijërisë nëpërmjet babait dhe dajave të tij, gjithashtu të apasionuar pas mjeteve. Aktualisht, z. Kapiti ka 8 makina në koleksionin e tij dhe është marrë me restaurimin e tyre prej më se 30 vitesh.
Përparim Kolasi është mjeshtri me origjinë nga Erseka i cili gjithë dashurinë dhe pasionin ia ka dedikuar mjeteve historike.
I lindur më 1955 (një vit më i ri se GAZ-69 i 1954 mjeti i tij i preferuar), u diplomua në Shkollën e Lartë të Oficerëve në 1976, e prej atij viti karriera e tij njohu vetëm ngritje.