Anëtarët e shoqatave të themeluara, regjistruara dhe organizuara sipas parashikimeve të Ligjit nr. 8788, datë 07.05.2001, “Për organizatat jofitimprurëse”, të ndryshuar, dhe Ligjit nr. 8789, datë 07.05.2001, “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, autorizohen të qarkullojnë për një afat maksimal prej 180 (njëqindetetëdhjetë) ditësh përgjatë një viti. Kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje mes shoqatës së mjeteve historike dhe DPSHTRR-së.
INFORMACION MBI DOKUMENTET
Dokumentet e nevojshme për lidhjen e marrëveshjes janë:
- Vendimi i Gjykatës (për regjistrimin e organizatës jo-fitimprurëse, sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 8788, datë 07.05.2001, “Për organizatat jofitimprurëse”, të ndryshuar);
- Akti i Themelimit dhe Statuti i shoqatës;
- Fotokopje e ID të përfaqësuesit ligjor;
- NIPT*.
*Nëse shoqata nuk disponon ende një NIPT, duhet të pajiset me një të tillë, duke ndjekur udhëzimet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve www.tatime.gov.al