Skip to main content

Historia e Automotorizimit Shqiptar

Gara e parë për femra me motoçikleta konsiderohet të jetë zhvilluar më 10 korrik 1950. Itinerari që do të ndiqnin garuesit ishte nga “Shtëpia e fëmijve” deri në Selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Në këtë garë merrnin pjesë 5 vajza me të njëjtin itinerar, por me 5 xhiro d.m.th 12.5 km. Në përfundim të garës u arritën këto rezultate: e para u klasifikua Myzejen Zepishta, me një kohë prej 11.40″; e dyta Leonora Koraqi, me 12.15″ dhe e treta Parasqevi Kroqi, me 12.58′”. (Marrë nga gazeta “Sport” 15 korrik 1950). 
Mbërritën në Shqipëri 10 automjete model ZIS 110 B për udhëheqësit kryesorë të partisë.
Gjatë vizitës zyrtare të Nikita Hrushovit në Shqipëri, automjetet ZIS-110B u përdorën si mjete protokollare për transportin e delegacionit sovjetik, duke përfaqësuar nivelin më të lartë të transportit shtetëror në periudhën e marrëdhënieve të ngushta shqiptaro-sovjetike.
Formati i patentave viti 1960.
Formati i patentave viti 1970.
Traktori i parë Shqiptar, tip DT-54, prodhuar nga Kombinati mekanik i Auto-Traktorëve, më 16 Tetor 1978.
Formati i patentave viti 1980.
Targë Motomjeti e vitit 1981
Targë Motomjeti e vitit 1991
Në muajin Prill të vitit 1993 pranë degës së Tiranës u hap aktiviteti i Kontrollit Teknik të Mjeteve, një aktivitet ky që aplikohej për herë të parë në vendin tonë.
Në fund të vitit 1994 u hoq nga qarkullimi "Leja e qarkullimit të mjeteve", e cila u zëvendësua me "Librezë Qarkullimi".
Krijimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), më 21 Korrik 1999.
RETRO është projekti i shumëpritur dhe shumëdëshiruar nga mjeshtrat, restauruesit dhe koleksionuesit e ciklomotorave dhe automjeteve të hershme dhe me interes historik. RETRO lindi për të jetëzuar një trashëgimi deri sot pa status dhe për të promovuar e ekspozuar sa më shumë mjete dhe kujtesë automotorizimi me interes historik, si dhe për të ofruar informacione, shërbime dhe lehtësira për këtë aktivitet pasionant me ndjeshmëri kaq të veçantë.
RETRO - DPSHTRR organizoi në datën 24 Prill 2019, ''RETROPUBLIK' takimin e parë të zhvilluar me Koleksionistët e mjeteve Retro, në ambientet e COD - Center For Openness And Dialogue. Dëgjesë dhe workshop mbi propozime për themelimin e rregullave dhe përmirësimin e akteve ligjore për mjetet me interes historik dhe koleksioni.
Krijimi i Gazetës së Parë Retrospektive dedikuar Kolekisionit të Automotorizimit Shqiptar.
Në 19 Nëntor 2022, Retro Albania bëhet pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA), familja mbarëbotërore për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e mjeteve historike, ku bëjnë pjesë 109 shtete dhe një flotë prej mbi 1.5 milionë mjete koleksioni.
Simpoziumi i parë në bashkëpunim me FIVA. Një takim i cilësuar nga Presidenti i FIVA Z. Tiddo Bresters dhe pjesëmarrësit si një eksperiencë e jashtëzakonshme, e organizuar në detaje për të përcjellë më së miri dhe Moton e FIVA, “Të mbrojmë trashëgiminë tonë: E ardhmja i përket atyre që kanë njohuri mbi të shkuarën e tyre”. Ndarja e eksperiencave, këshillave, sfidave nga ekspertë ndërkombëtar, studiues, lider të industrisë, përfaqësues qeveritar, e kaloi forumin e mbajtur në një nivel tjetër më emocionues sepse u dhanë ide për të eksploruar strategji për të nxitur partneritete dhe bashkëpunime…