Beijing BJ212  1972



< >
<
>

Modeli: Beijing BJ212 

Prodhuesi: Kina (BAW - Beijing Automobile Works)

Viti i prodhimit: 1972

Zotëruesi: Kolasi Garage

Përshkrim: BJ212 u prodhua për herë të parë vitin 1965 dhe është pasardhës i BJ210 dhe 211 (dy prototipe të cilat ishin kopje të modifikuara të Gaz-69). Dizajni ka shumë të përbashkëta me mjetet Sovjetike si shasia dhe kambio nga Gaz-69. Suspensionet ishin një kopje e balestrave të UAZ-452. Motori 2445 cm³ ishte një kopje e motorit të UAZ-469.
Në vitin 1966 BJ 212 u prezantua për herë të parë me publikun e gjerë, në paradën e Sheshit Tiananmen si makina shoqëruese e Mao Ce Dun. Versioni me tavan metalik njihet si BJ212F. Gjithashtu në fillim të viteve 70', një version me 3 dyer u prodhua për nevojat e ushtrisë.
Në vitin 1986 për shkak të një ndryshimi në klasifikimin e makinave kineze, modeli mori indeksin BJ 2020 dhe kjo u shoqërua me disa ndryshime në pjesën e jashtme si: vendosja e sinjaleve anësore, dritat e pasme, disa ndyrshime të vogla në dyert anësore dhe një tendë e re. Deri në vitin 1987, ishin prodhuar rreth 460,000 BJ212.

Anëtarësime