Buick Special 1957



< >
<
>

  

Modeli: Buick Special

Prodhuesi: Buick (General Motors)

Viti i prodhimit: 1957

Zotëruesi: Dhurata Nixha

Vendndodhja: Tiranë

Përshkrim: Për herë të parë Buick Special doli në treg në vitin 1936 dhe në vitin 1949 u rifreskua duke marrë një pamje tepër autentike të atyre viteve. Ky model u ofrua në 4 lloje: station wagon dhe sedan me 4 dyer si dhe  coupe dhe cabriolet me 2 dyer. Ndonëse brenda të njëjtës gjeneratë, në dizajn ato janë të ndryshme nga njëra tjetra duke krijuar një larmishmëri dizajnesh, përforcuar kjo edhe nga ngjyrat e bukura të kohës. Në atë kohë Buick Special ishte një nga modelet më të shitura të kohës.
Në vitin 1951, u prezantua versioni me 2 dyer dhe “Hardtop” që si karakteristikë ka çatinë pa traversë në mes dyerve, tepër e përdorur në atë kohë veçanërisht nga prodhuesit amerikanë. Ky version njihet edhe si një nga më të preferuarit e këtij modeli. Por pesha prej rreth 1.8 ton ka nevojë për një motor të madh por edhe të qëndrueshëm, gjë për të cilën amerikanët janë të njohur. Ndaj edhe gjatë jetëgjatësisë së tij, ky model ka patur disa motorë me cilindrata të ndryshme: 4.1L V8, 4.3L V8, 5.3L V8, dhe 6.0L V8.

Anëtarësime