Skip to main content

Chevrolet Corvette

Periudha
Mjete Epoke (1971 - 1999)
Dekada
1981-1990
Marka
Chevrolet
Modeli
Corvette
Viti i Prodhimit
1988

Modeli: Chevrolet Corvette 

Prodhuesi: The Chevrolet Division of General Motors, SH.B.A

Viti i prodhimit: 1988

Zotëruesi: Detion Dauti

Vendndodhja: Durrës

Përshkrim: Gjenerata e 3-të e Chevrolet Corvette u prodhua nga viti 1967 deri në vitin 1982. Historia e këtij modeli zë fill në vitin 1953 si coupe dhe cabrio (targa top). Ky model shërbeu si një “urë” kalimi nga një American muscle në një makinë grand tourer, ku 3 ekipe të ndryshme dizajni garuan për konceptin e këtij modeli. Koncepti fitues e mori frymëzimin nga Porsche 911 dhe Chevrolet Corvair, dy modele që e kishin të parashikuar vendosjen e motorit në pjesën e pasme të makinës, por në rastin e Corvette C3 motori u pozicionua në pjesën e përparme-në mes (front mid-engine). Kjo makinë ka qenë protagoniste e shumë filmave të kohës, por edhe yll i kinematogrfisë bashkëkohore. Mund të përmendim: The Driver (1978), The Junkman (1982), Jobs (2015), The Godfather Part III (1990), Challenge (1973), Men in Black (1997) etj.