Fiat 500

Fiat 500

Modeli: Fiat 500

Prodhuesi: Fiat

Viti i prodhimit: 1968

Zotëruesi: Albert Lula

Vendndodhja: Tiranë

Përshkrim: Në Korrik 1957 Fiat prezantoi Fiat 500, një makinë shumë e vogël me një motor me dy cilindra dhe një shpejtësi maksimale prej 85 kilometrash në orë. Kjo makinë e vogël ka pasur një rëndësi të veçantë në jetën e shumë italianëve. Që nga viti 1952 qarkullonte një thashethem se Fiat po planifikonte të ndërtonte një makinë të vogël ekonomike. Fiat Nuova 500 ("i ri" për ta dalluar atë nga Fiat 500, i nisur në vitin 1936 i njohur me emrin: "Topolino") ka lindur në një periudhë delikate të historisë italiane: domethënë në një fazë tranzicioni që fillon nga Rindërtimi i periudhës së pasluftës, deri në ardhjen e periudhës së njohur si "bumi" i viteve 60.