Fiat 500 1970



< >
<
>

Modeli: Fiat 500

Prodhuesi: Fiat

Viti i prodhimit: 1970

Zotëruesi: EUROLAB INTERNACIONAL GROUP SHPK

Vendndodhja: Vlorë

Përshkrim:

Fiat 500 i mirënjohur (i quajtur Nuova 500) doli në treg për herë të parë në vitin 1957. Ishte i pajisu me një motor 479cc me 2 pistona dhe i aftë të prodhonte 13 kuaj fuqi. Siç e donte koha, por edhe zona ku ato kryesisht do të përdoreshin në masë, përveç versionit me çatinë e mbyllur, një version me një çati cope e hapshme do të ofrohej për t’i dhënë kuptim “La Dolce Vita”. 181,036 Nuova 500 u prodhuan nga viti 1957-1961, i cili ishte versioni bazë. Versioni Sport kishte cilindratë shumë pak më të madhe prej 499cc dhe prodhonte 21.5 kuaj fuqi dhe një shirit i kuq në mes ishte detaji më dallues nga jashtë i 500. Modelet të tjera ishin dhe ato për përdorim komercial si 500 Giardiniera dhe 500 Furgoncino.
Një nga versionet më të veçanta ishte ai Abarth 695 SS. Kompania Austriake por prone e Fiat, që prej kësaj kohe modifikon 500 me përmirësime të mëdha në performance por edhe në estetikë. Rreth 1000 të tilla u prodhuan nga viti 1964 deri në vitin 1971. Makina tani mund të arrinte shpejtësi deri në 140km/h dhe prodhonte 38 kuaj fuqi nga motori 689.5 cc.

  

Anëtarësime