Periudha
Mjete Historike (Deri në 1970)
Dekada
1941-1950
Marka
Ford
Modeli
A19 SUP (Ford Super Deluxe)
Viti i Prodhimit
1947
Modeli: Ford A19 SUP (Ford Super Deluxe)
Prodhuesi: Ford Motor Company
Viti i prodhimit: 1947
Zotëruesi: Idlir Hoxha
Vendndodhja: Durrës
Përshkrim: Ford e rifilloi prodhimin e automjeteve civile ( pas Luftës së II-të Botërore ) në Korrik të vitit 1945, për t'a finalizuar atë në fillim të vitit 1946. Fordi i vitit 1946 ishte identik me modelin e vitit 1942 nën lëkurë, ndonëse kishte shtuar një grilë të re me bare horizontale e cila e modernizoi disi makinën. Një ndryshim i dukshëm ishte përdorimi i motorit 239 CID i cili që nga viti 1939 ishte përdorur në Mercurys dhe kamionë.