Ford Model A 1931



< >
<
>

Modeli: Ford Model A

Prodhuesi: Ford Motor Company

Viti i prodhimit: 1931

Zotëruesi: Friedrich Wilhelm Liebig 

Vendndodhja: Shkodër

Përshkrim: Puna për Ford Model A filloi në fund të vitit 1926 dhe në treg makina doli për herë të parë në vitin 1928. Është modeli i cili zëvendësoi Model T, makinën e parë të prodhimit në masë, të dyja nën tutelën e vetë Henry Ford. Ai përsëri donte të prodhonte një makinë me të cilën mund të udhëtoje kudo, e gjithashtu të ishte e përballueshme nga një numër shumë i madh njerëzish, ashtu si paraardhësa e saj.
Megjithatë, Model A u bë krejtësisht me pjesë të reja dhe asnjë pjesë nuk ishte e njëjtë me Model T. Model A u bë më e ulet dhe më elegante në format e saj, kjo si pasojë e influencës së Edsel Ford, djalit të Henry. Motori ishte po një 4 cilindërsh i aftë ta bëjë mjetin të arrijë shpejtësi mbi 100km/h. Për here të parë tek Ford por edhe tek mjetet në atë çmim, modeli u ofrua edhe me xham ballor të përforcuar dhe me amortizatorë hidraulik, një teknologji që ende përdoret edhe sot. Ishte gjithashtu i pari Ford që të mbante logon ovale të markës e cila shumë pak ka ndryshuar që atëherë.
Kjo makinë ishte një sukses i padiskutueshëm për amerikanët, dhe mbetet një nga makinat më të rëndësishme të tyre, por edhe të industrisë së automobilizmit.

Anëtarësime