Ford Mustang 1966



< >
<
>

Modeli: Ford Mustang

Prodhuesi: Ford Motor Company

Viti i prodhimit: 1966

Zotëruesi: Ina Topalli

Vendndodhja: Tiranë

Përshkrim: Nëse ka një makinë amerikane që është ikonë e një vendi, por edhe e disa filmave do flasim për Ford Mustang, i cili në Gusht të vitit 2018 shiti makinën e 10 miliontë.
E gjitha nisi në vitin 1961, kur Lee Iacocca, menaxheri i përgjithshën i Ford Division, shprehu vizionin e tij për të krijuar një makinë interesante, e cila i përshtatej sa më shumë njerëzve. Një coupe me 2 porta dhe 4 ulëse, me peshë më pak se 1.2 ton dhe jo më të gjatë se 4.5 metra.
Ajo u ofrua me një numër të madh kombinimesh dhe kjo ishte një nga arsyet e suksesit të saj. Çdo blerës mund ta personalizonte makinën e tij dhe ta bënte atë të dallohej nga të tjerat.
Ford Mustang doli në shitje më 17 Prill 1964, por rrugët e SHBA e panë për herë të parë atë që do të bëhej një nga të preferuarat e të gjithë globit, pak ditë përpara datës zyrtare. Gail Wise, një 22 vjeçare e cila sapo kishte filluar punë si mësuese dhe dëshironte një makinë kabrio, mundi të blinte të parin Mustang, të destinuar për shitje më datë 15 Prill 1964. Njerëzit u rreshtuan para dyqaneve të Ford dhe vetëm në ditën e parë u shitën rreth 22.000 makina.
Përgjatë jetës thuajse 60 vjeçare të modelit, janë prezantuar edhe disa versione speciale si Mach 1 ose Foxbody, dhe së fundmi edhe Mach E, SUV elektrik i Ford. Gjithashtu, ka qënë edhe protagonist i shumë filmave, ku më i spikaturi është Bullit (1968) me aktor kryesor Steve McQueen.

Anëtarësime