Ford Thunderbird Roadster 1957



< >
<
>

Modeli: Ford Thunderbird Roadster

Prodhuesi: Ford Motor Company

Viti i prodhimit: 1957

Zotëruesi: Ina Topalli

Vendndodhja: Tiranë

Përshkrim: Makina e Brigitte Bardot, ylli francez, bëhet pjesë e Regjistrit Shqiptar RETRO! Jo pak herë në flotën e mjeteve historike shqiptare, janë targuar mjete të cilat kanë qenë identifikuar me celebrities e njerëz të famshëm! Ford Thunderbird Roadster e vitit 1957, ishte mjeti që një nga aktoret më të famshme, idhull botëror, bëri debutimin e saj, gjatë Festivalit të Filmit të Kanës, në Francë.

E lançuar në vitin 1957, Ford Thunderbird Roadster, ishte një makinë që tërhoqi vëmendje menjëherë. Emri i kësaj makine i ka rrënjët në mitologjinë indiane amerikane. Thunderbird ishte një zog-totem i disa fiseve dhe në të njëjtën kohë një personazh folklorik. Ky model, dallueshmërisht nga modelet sportive të atyre viteve, u pozicionua në treg si një "Makinë Personale", me të cilin pati shumë sukses, me mbi 3,500 porosi brenda 10 ditëve që nga debutimi në treg.

Anëtarësime