Lincoln Continental Mark VI 1982



< >
<
>

Modeli: Lincoln Continental Mark VI

Prodhuesi: Ford

Viti i prodhimit: 1982

Zotëruesi:  Fatjon Jaho

Vendndodhja: Tiranë

Përshkrim: Lincoln Continental Mark VI u prodhua midis viteve 1980-1983. Ky model erdhi me përmasa më të vogla; më konkretisht, gjatësia e përgjithshme u ul me 508mm; u ul largësia midis akseve, gjithashtu edhe pesha e përgjithshme me 250kg. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, Mark VI ishte një makinë solide dhe e kompletuar, me kofanon e gjatë klasike, me fenerë të veçantë, tërësisht vertikal, por të pajisur me kapak mbulues, gjithashtu dhe bagazhi me formën e gomës rezervë, modë kjo e atyre viteve.
Continental MK VI u prezantua në 3 versione: bazike, Signature Series dhe Designer Editions. Versioni bazik i tij ishte i pajisur me një motor 5.0 litër V8, i cili prodhonte 134 kuaj fuqi. Opsional tek ky version ishte motori Windsor V8, 5.8 litër, dhe kambio automatike me 4 marshe.

Anëtarësime