Mercedes-Benz R107 1981



< >
<
>

Modeli: Mercedes-Benz R107

Prodhuesi: Mercedes-Benz

Viti i prodhimit: 1981

Zotëruesi: Erald Kërri

Vendndodhja: Tiranë

Përshkrim:  Mercedes Benz SL R107 është një nga modelet më jetëgjata dhe njëkohësisht më të preferuara për koleksionistët Shqiptarë. Ishte muaji Prill i vitit 1971 kur gjithçka filloi. Një makinë e cila si pa dashur lidhet së tepërmi me kontinentin Amerikano Verior. Paraardhësja e R107 është W113 apo si quhet ndryshe “Pagoda”, e cila ishte bërë një pjesë e rëndësishme e tregut automotive amerikan të atyre viteve. Ky treg ka qënë tepër i rëndësishëm gjithmonë për prodhuesit europianë ndaj gjermanët mblodhën fuqitë për të krijuar një makinë të re, e cila të rivalizonte konkurentët “vendas”, të ishte tepër e sigurtë, dhe njëkohësisht të mos humbte stilin europian të atyre viteve. Ndaj, edhe çdo 2 nga 3 SL R107 të prodhuara (nga rreth 300.000 në total) janë shitur në kontinentin Amerikan. Madje edhe aktori i njohur Steven Spielberg ka poseduar një të tillë. Të tjerë persona të njohur që kanë poseduar një të tillë janë edhe Bruce Lee dhe Donna Summer, por edhe Lana Del Rey posedon një të tillë ndonëse modeli është tashmë mbi 50 vjeçar.

Anëtarësime