Modeli: Mercedes-Benz W110 190c
Prodhuesi: Mercedes-Benz
Viti i prodhimit: 1966
Zotëruesi: Besnik Hysaj
Vendndodhja: Tirane
Përshkrim:
Mercedes-Benz W110 është prodhuar nga viti 1961 deri në vitin 1968. 190C ishte një ndër versionet e W110, që shquhej për performancën e mirë dhe për komfortin e ofruar për drejtuesin dhe pasagjerët. Në fillim, modeli 190C u prodhua vetëm motor benzinë me katër cilindra në linjë, me një kapacitet prej 1.9 litra, duke prodhuar rreth 80-95 kuaj fuqi (60-71 kW). Më vonë, u prodhua edhe versioni me motor diesel. W110 u prit mirë në treg dhe u bë një zgjedhje popullore për ata që kërkonin një automjet të përshtatshëm për përdorim të përditshëm.