Moskvitch

Moskvitch

Modeli: Moskvitch

Prodhuesi: MZMA, AZLK

Viti i prodhimit: 1950

Zotëruesi: Artur Kalthi

Vendndodhja: Laç

Përshkrim: Automjeti është në proces restaurimi. Në Dhjetor të vitit 1946, Bashkimi Sovjetik përvetësoi një linjë prodhimi të Opel nga Brandenburg i Gjermanisë, për të prodhuar “Opel Kadett” të modifikuar, nën emrin “Moskvitch-400”. Në vitet 50’ fabrika e quajtur MZMA (Moskovsky Zavod Malolitrazhnykh Avtomobiley, që është "Fabrika e Makinave Kompakte në Moskë"), solli modele të reja (gjenerata e dytë) të projektuara nga inxhinierë sovjetikë: Moskvitch- 402-407 dhe 410,408, 412 dhe 2140. M-407 ishte eksporti i parë automobilistik sovjetik me të vërtetë i suksesshëm në Perëndim. M-407 u eksportua për disa vite, kryesisht në vendet e Bllokut Lindor, Norvegji, Finlandë por edhe në Francë e Britaninë e Madhe. Në vitin 1968, 55% e prodhimit ishte për eksport. Në vitin 1969, fabrika ndryshoi emrin e saj në AZLK (Avtomobilny Zavod imeni Leninskogo Komsomola, që do të thotë "Fabrika e Automobilave në nder të Bashkimit Rinor Komunist Leninist").
Pas privatizimit në vitin 1991, kompania vazhdoi prodhimin deri në vitin 2001 dhe në vitin 2010 ajo u shpërbë.