Opel Manta A

Opel Manta A

Modeli: Opel Manta A, seria 1900s

Prodhuesi: Gjermania

Viti i prodhimit: 1972

Zotëruesi: Ardit Bektasha

Vendndodhja: Pogradec

Përshkrim: Makina ështe blerë në Shkup në Nëntor të 2016. Mjeti ka qenë në pronësi të një deputeti maqedonas, por e lënë në harresë për shumë vite. Është restauruar totalisht shasia, pjesët xhenerike dhe motori, proces që ka zgjatur 2 vjet, pasi është makinë shumë e rallë dhe është vështirë të gjenden pjesë. Është një nga të paktat makina të asaj kohe që kanë patur shitje masive dhe në USA, kur Opel ishte në pronësi të General Motors. Makina ka motor me karburator 1900 kubik me 8 valva. Kambio manuale me 4 marshe dhe diferencial aktiv prapa. Makina është me letra të rregullta shqiptare.