Rolls Royce Silver Shadow II 1978



< >
<
>

Modeli: Rolls Royce Silver Shadow II

Prodhuesi: Rolls Royce

Viti i prodhimit: 1978

Vendndodhja: Tiranë

Përshkrim: 

Rolls Royce filloi prodhimin e Silver Shadow në vitin 1965 deri në vitin 1980 dhe në total janë prodhuar 30,057. Ishte e para makinë e kompanisë e cila vinte me një shasi “monocoque”, ose thënë ndryshe, me një shasi ku vetë shasia dhe korniza e makinës, ishin një njësi e vetme. Ky model u ofrua në 3 versione të ndryshme: sedan me 4 dyer, coupe dhe cabriolet me 2 dyer. Këto dy të fundit morën përkatësisht emrin Silver Shadow Coupe dhe Corniche. Një lehtësi në dallimin e vitit të modelit të makinës, është kapaciteti i cilindratës së makinës. Kështu Silver Shadow me vit modeli 1965-1970 kishin një motor 6230 cc kurse nga viti 1971 deri në mbylljen e prodhimit një motor 6750 cc, të dy këto me 8 pistona në formë “V”. Në vitin 1977 modeli mori një “rifreskim” duke u quajtur Silver Shadow II, me disa ndryshime në sistemin e drejtimit dhe amortizimit duke përmirësuar qëndrueshmërinë në rrugë. Ndryshime gjithashtu pati edhe në pjesën e jashtme, ku parakolpet e kromit, u zëvendësuan me alumin dhe gomë. Ky ndrishim erdhi pak më herët në pordhimet për tregun amerikan si pasojë e kushteve të sigurisë së vendit.

Anëtarësime