Modeli: Vespa 50 Special
Prodhuesi: Piaggio&Co
Viti i prodhimit: 1972
Zotëruesi: Masar Lilamani
Vendndodhja: Durrës
Përshkrim: Vespa është restauruar plotësisht nga zotëruesi i cili e disponon që nga viti 1981, sipas zotëruesit motomjeti ka ardhur nga Italia në vitin 1979 në portin e Durrësit. Nga viti 1969 deri më 1982, Vespa 50 u përqendrua kryesisht në tregun e të rinjve, me disa ndryshime të reja si dritat e përparme dhe të pasme, të cilat u reflektuan në modelin Vespa 50 Special ( një nga modelet më të suksesshme). Forma drejtkëndëshe e dritës dhe e pjesës së hundës që mbulonte tubin ishte praktikisht "e pathyeshme" dhe shumë më e përmirësuar në krahasim me modelet e reja, luksoze 50.