Modeli: Vespa P200X
Prodhuesi: Piaggio&Co
Viti i prodhimit: 1973
Zotëruesi: Ergys Narta
Vendndodhja: Durrës
Përshkrim: Vespa ka moshën e zotëruesit të saj, i cili e ka tashmë prej 20 vitesh dhe e ka pagëzuar me emrin “Karamelja”. Si fillim është restauruar në vitin 2000 dhe në vitin 2015, i është bërë një restaurim i dytë. Vespa P series ishte modeli i fundit “klasik” i prodhuar nga fabrika e Piaggio’s. Në mesin e viteve 70’ dizajni bazik i Vespas kishte arritur nivelin maksimal të rafinimit. Megjithatë, teknologjitë e reja dhe ndryshimi i shijeve të konsumatorit ndihmuan për t’ia bërë të qartë Piaggio’s se kishte ardhuar momenti për të bërë ridizejnim të plotë të shasisë së Vespa-s. Rezultati ishte P-series.