Vespa Primavera

Vespa Primavera

Modeli: Vespa Primavera

Prodhuesi: Piaggio&Co

Viti i prodhimit: 1977 

Zotëruesi: Aurel Doda

Vendndodhja: Durrës

Përshkrim: Motomjeti është restauruar plotësisht nga zotëruesi. Versioni i parë i Vespa Primavera, modeli klasik “i përjetshëm”, u prezantua në vitin 1967 në Milano dhe shumë shpejt u bë një nga sukseset më spektakolare komerciale në historinë e Vespës. Vespa Primavera u kthye në ëndrrën e të rinjve, të cilët u mahnitën nga rritja e performancës së motorit në krahasim me "Nuova 125". Ajo qëndroi në katalog për 15 vjet dhe u bashkua në vitin 1976, me versionin Primavera ET3, një model me sistem ndezje elektronike, tre porta transferimi në cilindër dhe me çelësin e ndezjes në timon.