Komisioni Retro


Në 8 Qershor 2020, u themelua komisioni Retro. Fillimisht u shqyrtuan autobiografitë që shoqëruan koleksionizmin dhe restaurimin e mjeteve historike në vendin tonë. U hulumtuan histori personale të qytetarëve të zakonshëm që me portretet e tyre pasqyronin orë të tëra përkushtimi në rijetëzimin e mjeteve të vjetra. Si rezultat i këtyre shqyrtimeve, u përzgjodhën dy koleksionistë si anëtarë të “Komisionit të Vlerësimit të Mjeteve Historike RETRO”, së bashku me ekspertë nga DPSHTRR-ja dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Komisioni Retro përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët kanë si funksion kryesor vlerësimin dhe klasifikimin e mjeteve rrugore të hershme duke shqyrtuar kriteret si më poshtë:

  • Identifikimi i treguesve teknik të mjetit;
  • Shasia dhe Karroceria;
  • Motori dhe Kutia e Shpejtësisë;
  • Sistemi i ndezjes;
  • Disku dhe Gomat;
  • Kabina e mjetit;
  • Sistemi i Drejtimit;
  • Sistemi i Ndriçimit;
  • Sistemi i Shikimit Prapa.

Gjatë verifikimit, Komisioni Retro bën gjithashtu vlerësimin dhe klasifikimin e mjetit sipas:

1.Vjetërsisë;
2.Karakteristikave teknike;
3.Ruajtjes së formës.

 

 

 

Z. Maksim TASHI

Kryetar i Komisionit (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë)

 

 

Mjeshtër Përparim KOLASI

Anëtar (Koleksionist nga Komuniteti RETRO)

 

 

Z. Sokol DUMA

(DPSHTRR)

 

 

Z. Erald Totri

(DPSHTRR)

 

 

Z. Ermir Hoxha

(DPSHTRR)

 

 

 

 

 

Anëtarësime