Në dhjetorin e vitit 1935, qeveria shqiptare depozitoi në Parlament një projektligj që parashikonte masa për kufizimin e importit të disa mallrave, ndër të cilat dhe automjetet. Ndalimi i importit të kësaj kategorie argumentohej me faktin se “Numri i veturave sot në Shqipni është i mjaftueshëm për t’i bërë ballë nevojave të vendit dhe mund të quhet i tepruar kundrejt gjendjes ekonomike të sotme”. Miratimi i vendimit në Parlament u bë më 3 shkurt të vitit 1936.