Skip to main content

Volkswagen Beetle 1200

Periudha
Mjete Epoke (1971 - 1999)
Dekada
1971-1980
Marka
Volkswagen
Modeli
Beetle 1200
Viti i Prodhimit
1974

Modeli: Volkswagen 1200

Prodhuesi: Volkswagen, Gjermani

Viti i prodhimit: 1974

Zotëruesi: Llazar Bogdani

Vendndodhja: Elbasan

Përshkrim : Volkswagen, që do të thotë "makina e popullit", u krijua në vitin 1937, gjatë periudhës naziste të Adolf Hitlerit. Në fillim të viteve '30, industria gjermane e makinave përbëhej kryesisht nga prodhues të makinave të luksit dhe një gjerman mesatar shumë rrallë mund të përballonte diçka më të shtrenjtë se një motoçikletë. Si rezultat, vetëm 1 nga 50 gjermanë kishte makinë. I frymëzuar tejmase nga suksesi i jashtëzakonshëm i Henry Ford, Adolf Hitler me besimin se pushteti i industrializimit masiv mund të përmirësonte shoqërinë, kërkoi të nisej ndërtimi i “Volkswagen”­it, ose “makinës së popullit”. 

“Është e vetmja ide e mirë që ka patur Hitleri”, ka shkruar një nga ekspertët më të vjetër të Volkswagen - ­it, Bernard Rieger në librin “Makina e popullit: Historia globale e "Volkswagen Beetle’”, një histori interesante e mënyrës se si një projekt prestigjioz i nazistëve u kthye në ikonë kombëtare për tri shtete të ndryshme.