Skip to main content

Mercedes-Benz W115 240D

Periudha
Mjete Epoke (1971 - 1999)
Dekada
1971-1980
Marka
Mercedes-Benz
Modeli
W115 240D
Viti i Prodhimit
1974

Modeli: Mercedes-Benz W115 240D

Prodhuesi: Mercedes-Benz

Viti i prodhimit: 1974

Zotëruesi: Auto Beu

Vendndodhja: Kavajë

Përshkrim: Automjeti është importuar nga Italia në vitin 2018 dhe është restauruar nga Auto Beu. Interiori i mjetit i ka ruajtur karakteristikat origjinale të prodhuar nga Mercedes-Benz në vitin 1974. Automjeti ka motorë 240 Diesel, kambio automatike dhe ndezja e makinës bëhet me shufër tërheqëse, duke i dhënë një karakter unik brenda llojit të tij.  Modelet Mercedes-Benz W114 dhe W115 janë prezantuar për herë të parë në vitin 1968 dhe ndryshojnë nga njëra-tjetra sipas fuqisë së tyre motorike. Modelet W114 kanë motorë me gjashtë cilindra (230, 250 dhe 280), ndërsa modelet W115 kanë motorë me katër cilindra (200, 220, 230 dhe 240).