Simpoziumi i parë në bashkëpunim me FIVA. Një takim i cilësuar nga Presidenti i FIVA Z. Tiddo Bresters dhe pjesëmarrësit si një eksperiencë e jashtëzakonshme, e organizuar në detaje për të përcjellë më së miri dhe Moton e FIVA, “Të mbrojmë trashëgiminë tonë: E ardhmja i përket atyre që kanë njohuri mbi të shkuarën e tyre”. Ndarja e eksperiencave, këshillave, sfidave nga ekspertë ndërkombëtar, studiues, lider të industrisë, përfaqësues qeveritar, e kaloi forumin e mbajtur në një nivel tjetër më emocionues sepse u dhanë ide për të eksploruar strategji për të nxitur partneritete dhe bashkëpunime midis sektorëve publikë dhe privat.