Periudha
Mjete Epoke (1971 - 1999)
Dekada
1971-1980
Marka
Locost
Modeli
Lotus 7 (Replika)
Viti i Prodhimit
1972
Modeli: Locost (Replika e Lotus 7)
Zotëruesi: Kadri Manaj
Vendndodhja: Tiranë
Përshkrim: Automjeti është ndërtuar nga e para, me shumë përkushtim e pasion, nga vetë z.Kadri Manaj dhe me ndihmën e një shoku të tij. Ky proces ka zgjatur rreth 7 vite dhe në galeri gjenden foto të procesit të ndërtimit dhe video e mjetit duke ecur. “Locost” është një makinë e ndërtuar në “shtëpi”, e bazuar në modelin e “Lotus 7”.
Lotus 7 është një veturë e vogël, e thjeshtë dhe e lehtë, me dy vende, e prodhuar nga prodhuesi britanik Lotus Cars midis viteve 1957 dhe 1972. Filozofia e Lotus është performanca e shkëlqyer përmes peshës së lehtë dhe thjeshtësisë.