Përparim Kolasi

Përparim Kolasi është mjeshtri me origjinë nga Erseka i cili gjithë dashurinë dhe pasionin ia ka dedikuar mjeteve historike.

I lindur më 1955 (një vit më i ri se GAZ-69 i 1954 mjeti i tij i preferuar), u diplomua në Shkollën e Lartë të Oficerëve në 1976, e prej atij viti karriera e tij njohu vetëm ngritje.

Më shumë se tridhjetëedy vite eksperiencë në sektorët e transportit dhe mekanikës, restaurator i shumë mjeteve si: GAZ-69 (prodhim i vitit 1954 ); BJ 212 (prodhim i vitit 1968); M72 (Prodhim i vitit 1970); Jawa 250/350 (prodhim i viteve 1970); GAZ M-20/Popieda  (prodhim i vitit 1848); Motorçikletë MZ 250 (prodhim i vitit 1970-1980), sot secila prej tyre në gjendje pune.

I mbiquajtur nga kolegët dhe bashkëkohësit si “Doktori i Teknikës”, tashmë në pension ia kushton çdo ditë mjeteve të tij dhe studentëve të rinj.

RETRO Personazh - Përparim Kolasi

Anëtarësime