Aug 30 Fri 19

Peaks of the Adriatic mbërrin në Shqipëri! RETRO mirëpret në pedonalen e Shkodrës në datat 20-21 Shtator, mbi 35 mjete historike që vizitojnë 7 shtete në rrugëtimin e tyre prej 1750 kilometrash si pjesë e “Peaks of the Adriatic”! Gara shënon si pikënisje Italinë, për të vazhduar me ndalesa në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi e cila përbën dhe pjesën e fundit të itinerarit. Ju presim në datat 20-21 Shtator 2019, në qytetin e bukur të Shkodrës, për t’u bërë pjesë e një organizimi unik, me shumë mjete historike dhe targa suvenir! Mirëpresim të gjithë koleksionistët për t'u bërë pjesë e eventit me mjetin e tyre! Mos mungoni!