Skip to main content

Restauratori Medi Halilaj zjarrefikese modeli Rotoshe

Nuk mund të mungonte këto ditë sfiduese pa na përshëndetur edhe një nga restauruesit e koleksionistët e vyer shqiptarë Medi Halilaj! Aktualisht po restauronkëtë zjarrfikëse modeli "Rotoshe" e vitit 1974. Mezi po presim të shohim punën përfundimtare! Kujtojmë që Z. Halilaj mori pjesë në N'GAZ, ndër dhjetra mjete të tjera, me zjarrfikëse ZIS 150, patentë sovjetike, prodhuar me licensë të ZIS në Kinë me emrin Jieng Fang CA10 prej vitit 1965! Vite e orë pune pa fund për t’ja rikthyer publikut siç ka qenë në ditën e parë kur ka dalë në shërbim! #PasuriKombëtare #PasionPërMjetet #RetroAlbania #MakinaKlasike #DPSHTRR #MIE