OLDTIMER & RETRO FEST 2022

OLDTIMER & RETRO FEST 2022

15/07/2022 - 11:00 to 19/07/2022 - 11:45

Në datat 15-19 Korrik, zhvillohet OldTimer & Retro Fest 2022, edicioni i 17-të i takimit të mjeteve klasike!

 

E premte, 15 Korrik 2022

Ndodhemi në Prizren, ku ka nisur OLD TIMER FEST 2022, edicioni i 17-të i takimit të mjeteve historike. Ky udhëtim i përvitshëm promovon jo vetëm mjetet historike,

kulturën por edhe lidhjen e ngushtë midis dy vendeve, përmes pasionit për koleksionimin. Në këtë edicion, tour-i i mjeteve do të përfshijë qytetin e Durrësit, Fierin dhe parkun arkeologjik të Apollonisë.

E shtunë, 16 Korrik 2022

8:00 - 11:00 Tubimi, verifikimi dhe vendosja e numrave përkatës të mjeteve OldTimer në Fabrikën “Liri”. Shoqërim me koktejl.

11:00 - 12:00 Start “Galeria” Shopping Mall.

12:00 - 12:30 Pozicionimi i OldTimer për ekspozim dhe hapja e eventit, që do të shoqërohet me DJ-set dhe momente promocionesh.

Ndërkohë zbulojmë kulturën vendase dhe pikat interesante turistike të Prizrenit.
Mbrëmja ju pret me muzikë live nga “OH Band”, ndërsa për koleksionistët do të organizohet një darkë mirëpritëse.

E diel, 17 Korrik 2022

9:00 - 11:00 Tubim i mjeteve me vlera historike dhe ardhja e OldTimer të rinj.

11:00 - 12:00 Diskutim mbi detaje të rrugëtimit.

12:00 - Deri në mbrëmje një pjesë e OldTimer qëndrojnë të ekspozuar krah Shatërvanit në Sheshin e Lidhjes, ndërsa të tjerët nisen për tour.

14:00 Autoveturat historike të OldTimer Club nisen nga Prizreni drejt qytetit port të Durrësit, me një sharm të lashtë po aq sa dhe modern.

18:00 Mbërritja dhe takimi në Durrës, me mjetet nga Shqiperia. Vendosja në shëtitoren e Vollgës, ku mjetet do të ekspozohen pas një parade nëpër qytet.

Ekspozimi i mjeteve në shëtitore, do të shoqërohet me muzikë Jazz & Swing, dhe kushdo është i ftuar të na bashkohet në kërcime, veshur sipas stilit tonë të preferuar ose me aksesorë vintage.

20:30 Një darkë mirëpritëse me koleksionistët e mjeteve historike.


E hënë, 18 Korrik 2022

11:00 Nisja për në Apolloni. Vizitë kulturore dhe fotografi të realizuara në parkun e Apollonisë, quajtur sipas perëndisë së muzikës dhe poezisë.

15:00 Nisja nga Apollonia për në Fier.

18:00 Qendra e qytetit të Fierit është pikëtakimi me mjetet historike Retro, ku do të ketë muzikë dhe DJ-set.

20:30 Një darkë mirëpritëse me koleksionistët e mjeteve historike.

 

E martë, 19 Korrik 2022
Nisja nga Fieri dhe rikthimi në Prizren i mjeteve të OldTimer Club.

 

 


Apliko për t'u regjistruar në event

Të Dhëna Teknike Të Mjetit
Files must be less than 15 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.
Files must be less than 15 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.
Files must be less than 15 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.
Files must be less than 15 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.
Files must be less than 15 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.

Anëtarësime