Pogradec - Jazz & Swing

RETRO në Pogradec! 3-4 Korrik, 2021

03/07/2021 - 09:00 to 04/07/2021 - 15:00

Në 3 dhe 4 Korrik, mjetet e Koleksionit Historik Shqiptar Retro do të vizitojnë Pogradecin, këtë qytet të bukur të Shqipërisë ndërtuar në brigjet jugperëndimore të Liqenit të Ohrit. Ekspozimi i mjeteve historike do të nisë të shtunën dhe shoqëruar nga muzika, do të vazhdojë të dielën me një paradë dhe ekspozim në Parkun Kombëtar të Drilonit. Do të risjellim shpirtin dhe stilin Retro në ritme Jazz & Sëing, për të kaluar së bashku një fundjavë të paharrueshme.

Ejani të shijoni klimën e këndshme e të freskët të këtij sezoni veror në Pogradec dhe Drilon, mbuluar në bukuri dhe energji Retro! 

Ju mirëpresim! 

Ky aktivitet do të zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor – MIE, Bashkinë Pogradec dhe Hemingway Fan Club Albania. Në këtë organizim na mirëpret edhe Sherlock Irish Pub Pogradec.

July 3 & 4, the RETRO collection of historical vehicles will be in Pogradeci, this beautiful albanian city built on the southwestern shores of Lake Ohrid. The exhibition of historical vehicles will start on Saturday and will continue the next day with a parade and exhibition in the National Park of Drilon. We will bring back among them, the spirit and style of RETRO in Jazz & Swing rhythms for an unforgettable weekend.

Come enjoy the pleasant, fresh climate of this summer season in Pogradeci and Drilon, covered in beauty and RETRO vibes! 

Join us! 

This activity is organized in cooperation with the General Directorate of Road Transport Services – MIE, Pogradec Municipality and Hemingway Fan Club Albania. Sherlock Irish Pub Pogradec also welcomes us.