RETRO SHKODRA

RETRO SHKODRA

Retro N'Shkodër, 29-30 Maj 2021

29/05/2021 - 08:45 to 30/05/2021 - 15:45

Ngjyrosim me RETRO Shkodrën e bukur, aty ku historia takon artin dhe kulturën! Koleksioni historik do zbresë në rrugicat e vjetra të qytetit me muzikë Jazz & Swing nga Hemingway Fan Club Albania në datat 29-30 Maj duke rikthyer stilin e viteve ‘20-‘30!

Koleksioni i mjeteve historike RETRO vjen në datat 29-30 maj në një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë, në Shkodër. Kryeqendra e Veriut me trashëgiminë e lashtë historike dhe kalanë e Rozafës që qendron mes rrjedhës së tre lumenjve të Bunës, Drinit e Kirit. Destinacioni ynë i kësaj fundjave, ka pranë liqenin me pikat panoramike të Shirokës dhe Zogajt. Shkodra mban nëpër rrugët e veta arkitekturën veneciane të G’juhadolit dhe Serreqit, ndërtime kulti, fortifikime, shtëpiza karakteristike e monumente artistike. Mes tyre, do të rikthejmë frymën dhe stilin e viteve ‘20- ‘30-të në ritmet Jazz & Swing për një fundjavë të paharruar të kuruar mjeshtërisht nga Hemingway Fan Club Tirana.


PROGRAMI
29 Maj, e Shtunë
10:30-Ekspozita e mjeteve historike shqiptare në G’juhadol. Pjesëmarrje e veçantë e Oldtimer Club Prizren dhe Oldtimer Club nga Ulqini, Mali i Zi. Punishtja e Targave Suvenir hap siparin.
11:00-Muzikë Jazz & Swing me DJ Hektor Jubani
18:00-Albanian Jazz Society Quartet
Muzikë me kuartetin e Albanian Jazz Society me muzikantët e mirënjohur Gent Rushi (piano), Emiljan Dhimo (bateri), Ermal Rodi (saksofon/trombë) dhe Roni Gjuraj (contrabass).
19:00-Muzikë me DJ Ale G i ftuar nga Italia! Protagoniste të atmosferës do të jenë balerina profesioniste me kërcimet e veshjet në stilin e viteve ’20-’30-të.

30 MAJ 2021, e Diel
11:00-Parada RETRO SHKODRA!
Paradë e mjeteve historike, vespave shumëngjyrëshe dhe biçikletave si traditë e qytetit të Shkodrës. Nisur nga G’juhadoli, parada RETRO do të përshkojë urën e Bunës, për të vazhduar të përhapë ngjyrat e tingujt e muzikës Jazz & Swing drejt shëtitores së Shirokës.

KODI I VESHJES
Jemi në një kontekst të përshkruar nga euforia dhe dëshira për argëtim, në vitet ‘20- ‘30-të ku vallëzimi vërshon në jetën shoqërore. Për t’iu rikthyer me një kërcim në kohë nostalgjisë RETRO ftojmë të gjithë pjesëmarrësit të zgjedhin veshjet dhe aksesorët e tyre sipas epokës.
#RETRO #DPSHTRR #MIE #HemingwayTirana #RetroShkodra #JazzSwing #ABIBANK #InstitutiItalianiiKulturës #ARBSECURITY

Na ndiqni në vazhdim për më shumë detaje! #Retro #RetroAlbania #Shkodra #HemingwayTirana #DPSHTRR