Dy simbole të lirisë dhe pavarësisë bashkohen këtë fundjavë nga pasionet e përbashkëta! Vespat dhe Vlora!
Ku tjetër mund të shkonte më shumë se në Lungomaren e Vlorës, një kalim i bukur “grerëzash” shumëngjyrëshe që shpreson t’ju japë fund ditëve me shi?!
Një mini-revolucion mbi dy rrota me pamjen e tyre të gëzueshme që i sjellin kënaqësi drejtuesit dhe buzëqeshje atyre që kthejnë kokën për t'i parë ndërsa çajnë ajrin duke gumëzhirë!
Pra miq, këtë të diel, 18 prill, do të jemi në Vlorë bashkë me mjetet e koleksionit shqiptar dhe Punishten e Targave Suvenir në Këndin Festiv RETRO sepse na mungon deti dhe hareja e shtuar e verës që me zor e presim!
#RETRO #KoleksioniShqiptar #DPSHTRR #MIE #TargatSuvenir #KëndiFestivRETRO