Targa

1. Targa Suvenir

Apliko Online për Targë Suvenir


2. Targa e Përkohshme (PRK) :

Një mjet me interes historik dhe koleksionimi mund të pajiset me targa të përkohshme, për të marrë pjesë në një event/panair, vetëm në rastet e parashikuara si më poshtë:

  • Nuk është pajisur ende me targa Retro. 
  • Ka dorëzuar targat për qarkullim të zakonshëm në mënyrë të përhershme;
  • Për të shkuar në pikat tranzit të kufirit për t’u eksportuar;

Targat e përkohshme për automjete janë të formës AA 0 PRK dhe për motomjete e formës A 0 PRK, sfondi i bardhë, ndërsa shkronjat dhe numrat janë me ngjyrë të kuqe.

* Vini re! Në përfundim të afatit të vlefshmërisë, Targa e Përkohshme duhet të dorëzohet në Drejtorinë Rajonale. Nëse Targa e Përkohshme nuk dorëzohet brenda 5 ditëve nga përfundimi i vlefshmërisë së Fletës së Udhëtimit, drejtoria rajonale që ka lëshuar Targën dhe Fletën e Udhëtimit, do të njoftojë zyrtarisht edhe Drejtorinë Vendore të Policisë.

Tarifa për këtë shërbim: 2,500 Lekë

Apliko Online për Targë të Përkohshme


3. Targa Retro

Pasi fiton statusin Retro, mjeti pajiset me targa të posaçme, që kanë formatet si në vijim:

Për automjete:

  • Targë e gjatë normale (520mmx112mm)
  • Targë katrore (264mmx205mm)
  • Targë e gjatë e vogël (290mmx75mm) 

Për motor/ciklomotorë:

  • Targë ciklomotori (130mmx115mm)
  • Targë motori (175mmX170mm)

 

 

A. Humbja, Vjedhja, Shkatërrimi i Targës/Targave

Në rast humbje/vjedhje/shkatërrimi të njërës apo të dyja targave, zotëruesi i mjetit do të marrë targa të reja të ndryshme nga ato që i kanë humbur/vjedhur/shkatërruar. 

*Targa konsiderohet e shkatërruar, kur të paktën një element i saj nuk është i dallueshëm. 

Zotëruesi i mjetit duhet të bëjë denoncimin në organet e policisë që lëshojnë Vërtetimin e Denoncimit.
Më pas do të paraqitet në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin për të tërhequr targat e reja me këto dokumente:

  • Dokument identifikimi
  • Vërtetimin e Denoncimit të policisë
  • Certifikatën e njohjes të mjetit
  • Targën (kur është denoncuar humbja e vetëm njërës prej tyre). 

Tarifat e shërbimit: 

Pajisja me Certifikatën e njohjes të mjetit: 2,000 Lekë.
Pajisja me Libër Udhëtimi: 6,000 Lekë
Tarifat për prodhimin e targave të reja:

  • Një targë: 2,000 Lekë
  • Të dyja targat: 4,000 Lekë
  • Targë për motomjet (1 targë): 2,000 Lekë

B. Dëmtim i Targës/Targave të Mjetit

Targat konsiderohen si të dëmtuara kur janë prishur pjesërisht, por të gjitha elementet përbërëse janë të identifikueshme. Në rast dëmtimi të njërës apo të dyja targave, zotëruesi i mjetit mund të ruajë të njëjtat targa.

Ju duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale ku keni vendbanimin me këto dokumente:

  • Dokument identifikimi
  • Certifikatën e njohjes të mjetit
  • Targa/t e dëmtuar/a

Tarifat për prodhimin e targave të reja:

  • Një targë: 2,000 Lekë
  • Të dyja targat: 4,000 Lekë
  • Targë për motomjet (1 targë): 2,000 Lekë

Anëtarësime